Flash News

KRYESORE

Efektet e TVSH-së tek biznesi, 40-50 mijë biznese të vogla do të falimentojnë në fund të 2018

Efektet e TVSH-së tek biznesi, 40-50 mijë biznese të vogla do

Deri në fund të vitit 2018 do të falimentojnë 40 -50 mijë biznese të vogla. Me përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm parashikon edhe mbylljen e tyre si rezultat i mos përballimit të taksave.

Nënkryetari i kësaj shoqata Bujar Muço, në një intervistë për televizionin SCAN ka kërkuar anulimin e këtij ligji, si dhe rritjen e fashës për përfshirjen në skemën e TVSH-së për biznesin që arrin 10 milionë lekë në vit.

Një ndër faktorët kryesorë që do të ndikojë në falimentimin e biznesit të vogël si rezultat i përfshirjes në skemën e TVSH-së është rritja e shpenzimeve që do të ketë ky biznes.

Ulja e fashës në 2 milionë lekë për biznesin e vogël dhe përfshirja e tij në skemën e TVSH-së ka nisur që të aplikohet nga data 1 prill. Rezultatet e para apo ndikimet e para në biznes pritet që të jenë më të qarta në 6 mujorin e parë.

Opozita dhe biznesi i vogël vijojnë që të kërkojnë anulimin e këtij ligji, me argumentin se biznesi i vogël nuk është ende gati për një gjë të tillë. Sipas Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm ulja e fashës do të rrisë më shumë evazionin fiskal./SCAN

Të fundit