Flash News

KRYESORE

Efekti i Botërorit, Rusia pret miliarda euro të ardhura dhe rritje ekonomike

Efekti i Botërorit, Rusia pret miliarda euro të ardhura dhe rritje

Tani që po i vjen fundi Kampionatit Botëror, në Rusi kanë nisur të bëjnë llogaritë për efektin ekonomik që ka sjellë kompeticioni më i rëndësishëm në planet.

Kryeministri Dmitry Medvedev ka deklaruar se pas kësaj, buxhetit do t’i shtohen edhe  9.965 miliardë euro.

Për sa u përket të ardhurave në total nga Botërori përllogariten të jenë rreth 10.9 miliardë euro, që do të thotë fitim për ta, edhe pse jo në nivelet që priten, megjithatë është ende herët për të bërë vlerësimet e sakta për ndikimin e Botërorit rus në ekonomi.

Edhe agjencia e specializuar për matjen e riskut “Moody’s”, përpara fillimit të turneut kishte deklaruar se pavarësisht rritjes së të ardhurave nga turizmi, Botërori i vitit 2018 do të kontribuojë në ekonominë ruse për një afat të shkurtër kohe.

Parashikohet se një ndër sektorët që do të përfitojë më shumë është turizmi.

Të fundit