Flash News

KRYESORE

Efekti koronavirus/ Në SHBA ulet norma e interesit, Trump: Nuk mjafton

Efekti koronavirus/ Në SHBA ulet norma e interesit, Trump: Nuk mjafton

Rezerva Federale e SHBA (FED) ka marrë vendimin për të ulur normaën e interesit me gjysmë pikë përqindje, midis 1% dhe 1.25%. Shkurtimi erdhi pas frikës së ndikimit ekonomik të koronavirusit. "Në dritën e këtyre rreziqeve - shkruan Fed - ne kemi vendosur të ulim normat me gjysmë pikë". Masa erdhi pasi ministrat e financave të G7 dhe bankierët thanë se ishin të gatshëm të "përdorin të gjitha mjetet e duhura" kundër urgjencës së koronavirusit dhe disa orë pas "shpërthimit"  të presidentit Donald Trump, i cili sulmoi përsëri Bankën Qendrore Amerikane pasi sipas tij ishte shumë “e rreptë” në menaxhimin e politikës monetare.

Prerja u vendos për të "mbështetur ekonominë" dhe për të siguruar që "të mbetet e fortë", tha Presidenti i FED, Jerome Powell në një konferencë për shtyp, duke theksuar se ekonomia amerikane mbetet "solide përballë rreziqeve të reja të paraqitura nga koronavirus. “Por që virusi ndryshoi materialisht perspektivën për ekonominë amerikane. Ishte koha për veprim dhe ne e bëmë atë,”shpjegoi Powell.

Sidoqoftë, Presidenti Donald Trump nuk u shfaq veçanërisht i lumtur me vendimin e FED, pasi ai kërkoi nga bankierët qendrorë të "bëjnë më shumë". "Tani është koha që FED të luajë një rol udhëheqës," duke lehtësuar më shumë politikën monetare dhe duke ulur normat më shumë”, shkroi në twitter Truimp.

BURIMI: Corriere della Sera

Të fundit