Flash News

KRYESORE

Egjipti u skualifikua me 0 pikë, tifozët mblidhen para shtëpisë së Salah

Pavarësisht dëmtimit dhe përpjekjeve të tij për të triumfuar në Botëror, Muhamed Salah nuk arriti dot që ta çonte përpara Egjiptin e tij në Kupën e Botës.

Egjiptianët u larguan nga Botërori me 0 pikë, duke mbyllur kështu aventurën e tyre në “Rusi 2018”dhe lojtarët janë nisur drejt vendit të tyre.

Por kur është kthyer në shtëpi, Salah është përballur me një turmë të madhe tifozësh të cilët brohorisnin emrin e tij.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i 25-vjeçarit,  i cili ka dalë menjëherë duke i përshëndetur tifozët dhe duke u dhënë autografe, dhe i është dashur të largohet nga turma me ndihmën e policisë.

Kujtojmë se Salah arriti të shënonte dy gola në dy ndeshje, por Egjipti nuk u kualifikua më tej.

Të fundit