Flash News

KRYESORE

“Eja këtu pranë meje, do na zbukurosh tavolinën”, Veliaj ndërpret fjalimin për regjisoren e njohur

Prej disa minutash ka nisur dëgjesa e dytë e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me aktorët dhe urbanistët, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Pak minuta pasi ka nisur diskutimi në tryezën e rrumbullakët, Veliaj ka ndërprerë fjalën e tij dhe i është drejtuar regjisores së njohur, Inis Gjoni, e cila mesa duket kishte mbërritur me vonesë në takim.

“Inis, eja këtu. (E orienton me dorë që të ulet pranë tij). Do të na zbukuroni tavolinën, mos ma prish, hajde këtu. Ju lutem, një nga gocat ta shoqërojë”, është dëgjuar Erion Veliaj.

Në këtë takim, kryebashkiaku ka nisur sërish diskutim me një pjesë të aktorëve dhe arkitektët, lidhur me projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe në vend të tij të ndërtohen kulla shumëkatëshe.

 

Të fundit