Flash News

KRYESORE

“Eja me mjet policie”, zbardhen përgjimet mes efektivit dhe hajdutit: Ik te prokurori që ta mbyllësh atë muhabet

“Eja me mjet policie”, zbardhen përgjimet mes efektivit dhe

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Bëhet fjalë për ish-efektivin e “Shqiponjave”, Engrid Henaj, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacionit “Summer 2017”, Fatjon Lila.

Sipas dosjes hetimore, Henaj, gjatë kohës që ka qenë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe më tej në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka pasur komunikime të vazhdueshme me shtetasin Fatjon Lila, i cili ka qenë person në kërkim, i paarrestuar dhe i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vjedhjes”. Henaj, sipas dosjes, e ka njoftuar Fatjon Lilën që ka qenë nën hetim dhe i siguronte atij mjaft informacione që e ndihmonin t’i fshihej Policisë.

“Panorama” zbardh të plota përgjimet telefonike dhe ambientale të Prokurorisë, mes policit Henaj dhe të kërkuarit Lila. Efektivi konsumonte me Fatjonin lëndë narkotike dhe kërkonte prej tij favore të tjera. Ai i jepte të dhëna Fatjon Lilës. Këto të dhëna, punonjësi i Policisë Engrid Henaj i ka marrë nga sistemi TIMS ose informacione të nxjerra nga përgjimet, apo në forma të tjera.

Gjithashtu, njëri prej mjeteve të vjedhura nga ana e shtetasit Fatjon Lila është gjetur në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmuar nga Henaj që ta dërgojë makinën e vjedhur në Kavajë. Ngjarjet kanë ndodhur në maj-gusht 2017. Në bisedat mes tyre, Lila i kërkon policit që të vijë ta marrë në Qafë-Thanë me automjet policie, ndërkohë që ishte nën hetim. Kujtojmë se Lila është arrestuar në gusht 2017, në kuadër të operacionit “Summer 2017”, në të cilën u prangosën edhe persona të tjerë për vjedhje automjetesh.

Lila: Do vish të më marrësh mua të më shoqërosh?

Polici: Do vijnë të në marrin mua me një fjalë ata, pastaj të vijmë të të marrim ty ne?

Lila: Ok, Mos ik në punë sot.

Polici: Unë jam në punë.

Lila: Jam në doganë të Maqedonisë

Polici: Unë jama larg mor burrë.

Lila: A vjen dt me makinë policie të më marrësh?

Polici: Jo, jo, s’jam me makinë sot, jam me patrullë këmbësore, ndaj po them. Veç me ardh me këtë shokun shpejt e shpejt, por do hedhësh naftën.

Lila: Po jam larg unë tani.

Polici: Të më kishe hedhur naftën vija flakë unë. Mund të vijmë nga ora 3-4 e mëngjesit, por na hidh naftën. Do t’i marr leje komandantit e do vij të të marr.

Të fundit