Flash News

KRYESORE

“Ejani në zyrën time”, studentët i përgjigjen Ramës: Kryeministri të vijë këtu, s’ka negociata!

“Ejani në zyrën time”, studentët i përgjigjen

Studentët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili me tone më të zbutura i ftoi të rinjtë që të diskutojnë në zyrën e tij.

“Detyra ime është t’i dëgjoj dhe t’i mbështesë në adresimin e shqetësime të tyre në çdo rast që ata do të bisedonin. Kjo zyrë është e imja, por pushteti është i kujdo që kërkon ta përdorë në të mirë të së ardhmes”, u shpreh Rama në një video-mesazh në profilin e tij në ‘Facebook’.

Në një prononcim për ‘News 24’, studentët i janë përgjigjur Ramës të prerë se nuk ka negociata pa u plotësuar më parë kërkesat e tyre.

“Nuk pranojmë asnjë lloj negociate, pa pranuar kushtet tona”, u shpreh një student, ndërsa një tjetër tha: “Ministrja Nikolla nuk është më ministrja jonë sepse çdo ligj e VKM e ka nxjerrë kundër nesh, të gjithë i dinë problemet tona, i kemi dërguar në çdo lloj mënyre. Është kryeministri i tjerëve e jo i joni, na plotëso kërkesat tona. Kryeministri të vijë këtu, s’ka negociata”, tha i prerë një tjetër student.

Të fundit