Flash News

KRYESORE

“Ejani protestoni në oborrin e presidencës”, Genc Sejko i përgjigjet Metës: Faleminderit, por na duhet një vend më i madh

Pasi Policia e Tiranës nuk dha leje për organizimin e protestës së shqiptarëve të diasporës, me organizator Genc Sejkon, të njohur si ‘njeriu i memeve’, presidenti Ilir Meta i ftoi të zhvillojë tubimin e tyre në oborrin e Presidencës.

Nga ana tjetër, Sejko reagon ndaj ftesës së Metës, duke i thënë se e merr në konsideratë, por shprehet i vendosur për të vijuar aty ku ishte planifikuar që në krye të herës, para kryeministrisë.

“E morëm në konsideratë ofertën e presidentit që protestën ta bënim në oborrin e presidencës. Faleminderit zoti president por na duhet një vend më i madh. Prandaj do ta bëjmë aty ku e kemi thirrur. Para kryeministrisë, sot në orën 17.00”, shkruan Sejko në rrjetet sociale.

Të fundit