Flash News

KRYESORE

"Ekipet e shpëtimit me duar në xhepa"/ Bozdo pyet Xhaçkën: A keni menduar të jepni dorëheqjen?

"Ekipet e shpëtimit me duar në xhepa"/ Bozdo pyet

Sekretari organizativ në PD Eno Bozdo akuzoi ministrin e Mbrojtjes Olta Xhaçka se është përgjegjëse për mënyrën e reagimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai e pyeti atë nëse i ka shkuar ndonjëherë në mendje që të japë dorëheqjen.

“I befasuar dhe i zhgënjyer që dëgjoj ministren që minimalisht nuk kërkon ndjesë për mënyrën e reagimit. Kemi qenë dëshmitarë të faktit që përveç njerëzve të cilët ne i kemi çuar atje, disa orë me vonesë siç vërtetohet edhe nga gazetari, të cilët ishin atje me duar në xhepa, pa lopata, pas asnjë lloj pajisje që përdoret në situata të tilla. Asgjë tjetër përveç njerëzve. Sikur mos të kishin qenë ekipet e shpëtimit që erdhën nga Kosova e më pas nga vendet mike bilanci i tmerrshëm do kishte qenë shumë i rëndë.”, tha Bozdo në “Real Story” në News 24.

Ai shtoi se qeveria nuk mund të mbulojë dot çdo gjë me propagandë dhe me fjalën reformë.

“Ju nuk keni bërë absolutisht asnjë lloj reforme. Keni ndryshuar ligjet e keni kthyer në kakofoni sa ditën e tërmetit askush nuk dinte të bënte asgjë.”

Kurse ministrja u përgjigj: “Dua t’ju përgëzoj juve për guximin për të bërë hienën që të hash se çfarë ka ngelur nga kufoma politike që ju perceptoni si të tillë.”

Të fundit