Flash News

KRYESORE

Ekipet shqiptare në krizë financiare; pa merkato dhe pa faza përgatitore

Ekipet shqiptare në krizë financiare; pa merkato dhe pa faza

Muaji Janar ka konfirmuar se ekipet e Kategorisë Superiore nuk janë në gjende të mirë financiare. Këtë e tregon fakti se shumica e skuadrave nuk kanë afruar lojtarë cilësore dhe pa faza përgatitore.

Me përjashtim të dy kryesueseve, Partizani dhe Kukësi që ishin në Turqi, të gjitha skuadrat e tjera duke filluar nga Teuta deri te Kastrioti po stërviten në fushat e tyre stërvitore.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për futbollistët e afruar, ku përveç Vasil Shkurtajt (i transferuar nga Luftëtari te Kukësi) dhe ndonjë lojtari tjetër, asnjë transferim i shtrenjtë nuk ka ndodhur deri më tani.

Ka edhe nga ata ekipe, si: Tirana apo Flamurtari që po qëndrojnë pasiv në merkato, duke preferuar të mbajnë lojtarët që kanë në dispozicion.

Të fundit