Flash News

KRYESORE

Ekipi i Rangers beson tek Grezda: Në fushën stërvitore është njësoj si në klipet e tij

Ekipi i Rangers beson tek Grezda: Në fushën stërvitore

Futbollisti shqiptar Eros Grezda, i cili para pak kohësh u transferua tek ekipi skocez i Rangers, ende nuk ka treguar shumë në fushën e lojës, por pritshmëritë nga ana e stafit janë të mëdha.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet zëvendës trajneri i këtij klubi, Gary MacAllister, i cili në konferencën për shtyp është shprehur se Grezda po punon shumë në fushën stërvitore dhe se kjo është një shenjë shumë e mirë për performancën e tij.

“Grezda është afër tani, po punon shumë në fushën stërvitore. Kjo do të thotë që është lojtari që kishim parë në klipet e tij. Ai pati një presion të madh para 50.000 spektatorëve, duhet pak kohë për t`u përshtatur”, ka thënë MacAllister.

Të fundit