Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Grupi negociator i Kosovës u takua për herë të parë me udhëheqësit më të lartë të shtetit, për të diskutuar sic u tha "hapat e përbashkët të ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”, dialog ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimi ishte thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, ku morën pjesë edhe Presidenti, kryeministri dhe dy bashkëkryesuesit e grupit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, por jo edhe përfaqësuesit e dy partive opozitare LDK dhe Vetëvendosja.
Para medieve u paraqiten të gjithë pjesëmarrësit në takim, ndërsa, Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i delegacionit, njoftoi se nëdatën tetë janar të vitit të ardhshëm, grupi negociator i Kosovës është ftuar në Bruksel në një takim, ku nuk do të jetë i pranishëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ahmeti kritikoi partitë opozitare që nuk dërguan në takim përfaqësuesit e tyre.
"Nëse mendojmë elektoralisht, atëherë duhet lënë politikën, sepse në politikë nuk kemi hyrë për çështje elektorale. Kemi hyrë për këtë shtet. Sikur ta dimë që zero vota fitojmë nesër. Kosova është më mirë dhe duhet të ulemi bashkë. Ata që nuk e marrin përgjegjësinë sot që të ulen bashkë, atëherë le ta bartin përgjegjësinë kur marrëveshja do të mund të jetë më e dobët, se nuk kanë qenë në tavolinë”, kritikoi Shpend Ahmeti, dy partitë opozitare LDK-në dhe Vetëvendosjen.
Në këtë konferencë të përbashkët u tha se gjatë takimit të sotëm, pjesëmarrësit janë zotuar që procesi i dialogut të jetë transparent, ndërsa janë të bindur se rezultati i dialogut është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
"Synimi është i qartë se pse shkojmë në dialog, për të na njohur Serbia. Që nesër kemi ftuar anëtarët e QUINT-it dhe shefen e BE-së që t'i njoftojmë për këtë proces. Është proces i lirisë, është proces i sovranitetit të territorit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran, është proces që Serbia të njohë Kosovën si shtet dhe të fitojmë ulësen në OKB. I tërë procesi është transparent, do të jetë e plotë edhe përgjegjësia”, tha Kadri Veseli.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk është pjesë e ekipit negociator, por, ai tha se "duke qenë më të koordinuar dhe të bashkuar, do të ketë edhe sukses në angazhimet për arritjen e një marrëveshjeje finale Kosovë -Serbi.
"Procesi është i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, por mendoj që edhe Kosova dhe rajoni është ndryshe pas letrës së presidentit Donald Trump, i cili ka kërkuar që t'i marrim përgjegjësitë edhe ne si Kosovë. Jam i bindur që aty ku do të jetë këshilla e SHBA-së do të jetë edhe vendimi i institucioneve të shtetit të Kosovës, që ky proces të përmbyllet në përputhshmëri me aspiratën e Kosovës për NATO dhe BE. Ky unitet është edhe një thirrje për hezituesit e këtij procesi që të bashkëngjiten dhe të marrin përgjegjësi për përmbylljen e këtij procesi final Kosovë-Serbi”, tha Presidenti Thaçi.
E kryeministri, Ramush Haradinaj, që jo rrallë ka pasur përplasje në qëndime me Presidentin Thaçi rreth dialogut, tha se "mirëpret çdo ide dhe sugjerim rreth dialogut Kosovë-Serbi”, por hodhi poshtë çdo mundësi që "në tavolinën e bisedimeve të flitet apo negociohet për shkëmbim të territoreve”. Për këtë të fundit tha se "grupi negociator nuk e ka mbështetjen e tij”.
Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar ligjin për ekipin negociator, e ka proceduar në Kuvend, ka ndarë mjetet financiare dhe ka hartuar një draft-marrëveshje me shumë kapituj, sesi do të duket në vija të përgjithshme marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë. E pikërisht ky projekt do të duhej të diskutohej sot në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare, (LDK dhe Vetëvendosja ), të cilat e kundërshtojnë platformën e qeverisë për dialog, por, mungesa e kuorumit në parlament bëri që seanca të dështojë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, akuzoi Kryetarin e Kuvendit për dështimin e mbajtjes së seancës.
"Është obligim kushtetues i kryetarit të Kuvendit që të sigurohet që seanca hapet sipas kërkesës së 40 deputeteve për një çështje të rëndësishme që është një draft marrëveshje gjithëpërfshirëse, që u është dorëzuar partive politike, ambasadorëve të vendeve të QUINT-it BE-së dhe të tjerëve. Deputetët duhet të japin qëndrimet."
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosja Glauk konjufca, i cili tha se "bojkoti i pozitës shpërfaq strategjinë e kësaj mazhorance”.
"Kemi kërkuar të shqyrtohet ky dokumenti 30 faqesh për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për ne ka qenë jetike sepse kjo marrëveshje përmban shumë defekte, kemi dashtë përballë kryeministrit dhe ministrave të hapin këtë çështje. Por, tash e disa herë mazhoranca po e aplikon strategjinë e bojkotit. Sot ata e treguan fytyrën e vërtetë', tha Glauk Konjufca.
Qeveria e Kosovës dhjetë ditë më parë u dërgoi partive politike dhe ambasadave të vendeve të QUINT dhe zyrës së BE-së, një draft marrëveshje për procesin e dialogut me Serbinë. Sipas kryeministrit Haradinaj, "ky dokument adreson çështje nga e kaluara si pensionet, borxhet, dëmet dhe krimet e luftës, por njëkohësisht adreson rrugën përpara, lirinë e lëvizjes dhe të mallrave, gjithmonë duke i respektuar parimet e BE-së”.
Por është pikërisht taksa me 100 për qind rritje, e vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, ajo që ka bërë që Serbia ta ndërpresë dialogun me Prishtinën, derisa kjo e fundit ta heqë taksën. E qeveria në Prishtinë sipas kryeministit Haradinaj, "nuk e ka ndërmend që ta heqë taksën”, përderisa siç thotë, "Serbia ta ndalë agresionin politik dhe diplomatik ndaj shtetit të Kosovës”. Në dritën e këtyre zhvillime tash për tash nuk dihet nëse do të ndodhë shpejt ndonjë takim i nivelit të lartë Kosovë-Serbi./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38