Flash News

KRYESORE

Ekonomia në pikiadë, eksperti: Shkaku nuk është as TAP-i, as energjia elektrike

Ekonomia në pikiadë, eksperti: Shkaku nuk është as TAP-i, as

Anëtari i Këshillit të Agrobiznesit, Alban Zusi mendon se rënia ekonomike nuk ka rdhur për shkak të energjisë elektrike, apo projektit TAP, por për shkak të zhvlerësimit të euros, qe ka sjellë edhe uljen e investimeve.

Konstatimin e tij, Zusi e mbështet edhe në të dhënat e INSTAT-t, që konfirmonin se ekonomia pati rënie në tre mujorin e parë të 2019-ës.

U vela duke dëgjuar që sidomos këto muajt e fundit rënia ekonomike ka ardhur nga TAP-i dhe nga energjia elektrike. Jo more zotëri rënia ekonomike ka ardhur sepse të gjithë eksportuesit nuk po fusin më para në treg. Për shkak të rënies së euros, shkatërrimit të saj. Eksportuesit kanë ulur nivelin e investimit. Flas për 2018, por që po reflektohet tani. E kam thënë që në shkurt, që kjo rënie e euros, dëmtimi i eksporteve  do t'i japin shenjat e para në shtator, tetor dhe tani sapo doli raporti i INSTAT-it që në tre-mujorshin e fundit ka pasur rëni”, deklaroi ai në ‘Ora News’.

Të fundit