Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekonomia pas pandemisë, Gent Sekjo: Pritet rritje e papunësisë dhe borxhit të shtetit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar së fundmi se pandemia e COVID-19, e ka goditur rëndë ekonominë shqiptare, ku për pasojë i gjithë aktiviteti ekonomik ka pësuar një ngadalësim.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Sejko theksoi se aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimin në 3-mujorin e dytë të këtij viti, ndërsa sipas tij, rritje ekonomike do të kemi vetëm në vitin 2021.
Ndërkohë ai shtoi se kjo situatë pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, si dhe rritje të borxhit përgjatë këtij viti.
Për këtë arsye, Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën e interesit, përkatësisht në vlerën 0.5%.
“Pandemia ka sjellë një goditje të rëndë për ekonominë shqiptare. Aktiviteti ekonomik ka pësuar një ngadalësim të fortë. Ekonomia u kontraktua 2.5% në 3-mujorin e parë. Kjo pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, si dhe rritje të borxhit gjatë vitit 2020. Kjo situatë ka sjellë vështirësi financiare për shumë biznese e familje shqiptare. Aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimit në 3-mujorin e dytë të vitit, ndërsa pritet që rritje të shënojë vetëm në vitin e ardhshëm. Ky skenar është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga ndikimi i pandemisë në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit. Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, në vlerën 0.5%”, tha Sejko.
Fjala e plotë e Guvernatorit Sejko:
Të nderuar përfaqësues të medias,
Në datën 5 gusht 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare.
Informacioni i marrë në analizë sugjeron se aktiviteti ekonomik ka shfaqur një ngadalësim të fortë në gjysmën e parë të vitit, si pasojë e masave të marra për kontrollin e përhapjes së pandemisë. Relaksimi i masave të distancimit social gjatë fundit të tremujorit të dytë, si dhe stabiliteti monetar dhe financiar i vendit, kanë krijuar premisa për një rikuperim gradual të aktivitetit ekonomik në periudhën në vijim.
Në përfundim të diskutimit, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Kushtet aktuale monetare ofrojnë stimulin e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022. Megjithatë, përshkallëzimi i mëtejshëm i goditjes apo krijimi i vështirësive në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, do të kërkonin rritjen e stimulit monetar.
Pandemia ka sjellë një goditje të rëndë për ekonominë shqiptare, si në nivel makro ashtu dhe në nivel biznesesh e familjes individuale.
Sipas të dhënave të Instat-it, ekonomia shqiptare u kontraktua me 2.5% në tremujorin e parë të vitit. Ky kontraktim pasqyroi tkurrjen e investimeve, reduktimin e eksportit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe ngadalësimin e konsumit privat. Të dhënat indirekte të disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik do të pësojë një rënie dukshëm më të fortë në tremujorin e dytë.
Në terma makro, rënia e kërkesës për mallra e shërbime dhe mbyllja e përkohshme apo rritja e kostove për disa kategori aktivitetesh, është pasqyruar në një sërë treguesish ekonomikë.
Inflacioni shënoi rritje të lehtë në tremujorin e dytë, duke regjistruar një nivel mesatar prej 1.9%. Kjo ecuri u diktua nga rritja e kostove të prodhimit e të transportit, efekte këto të cilat dominuan mbi ndikimin rënës në inflacion që sjell tkurrja e kërkesës agregate.
Po ashtu, rënia e aktivitetit ekonomik pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, me zgjerim të deficitit të llogarisë korrente dhe rritje të borxhi publik gjatë vitit 2020.
Në terma mikroekonomikë, rënia e kërkesës dhe e shitjeve, ka sjellë vështirësi financiare për shumë biznese e familje shqiptare, si pasojë e tkurrjes së të ardhurave dhe e humbjes së vendeve të punës. Këto vështirësi, si dhe pasiguria e perceptuar nga operatorët ekonomikë, tentojnë të zgjasin në kohë efektet e goditjes, nëpërmjet ngadalësimit të konsumit dhe investimeve private.
Këshilli Mbikëqyrës gjykon se efekti i pandemisë në ekonomi do të vijë progresivisht drejt reduktimit gjatë tremujorëve në vijim, ndonëse rikuperimi pritet të jetë i ngadaltë dhe balanca e rreziqeve mbetet në kahun e poshtëm. Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativ gjatë dy tremujorëve në vijim, dhe t’i kthehet rritjes në vitin 2021. Rritja e kërkesës agregate pritet të shoqërohet me rritje të punësimit dhe rritje të pagave e të kostove të prodhimit, duke krijuar premisa për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022.
Ky skenar është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga shpejtësia e përmirësimit të aktivitetit ekonomik në partnerët tanë tregtarë, nga ndikimi i pandemisë në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit, si dhe nga efektiviteti në kohë i masave fiskale, monetare dhe financiare, të ndërmarra deri tani.
Këshilli Mbikëqyrës gjykon se stimuli i koordinuar fiskal, monetar dhe financiar, ka qenë një element vendimtar në zbutjen e pasojave negative të krizës.
Politika fiskale ka adoptuar një kah stimulues, duke mundësuar:
rritjen e shpenzimeve korrente, në interes të alokimit të fondeve për përballimin e pandemisë dhe për mbrojtjen e shtresave sociale në nevojë;
krijimin e skemave të garancisë sovrane, në interes të rritjes së aksesit të biznesit në kredi; si dhe,
rritjen e investimeve publike, në interes të rikuperimit të pasojave të tërmetit dhe të rritjes së kërkesës agregate.
Paralelisht me të, Banka e Shqipërisë ka rritur stimulin monetar, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit, duke synuar uljen e kostove të financimit dhe rritjen e masës monetare në ekonomi. Po ashtu, në bashkëpunim me industrinë bankare. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë ndryshime të kuadrit rregullator, të cilat kanë lehtësuar shtyrjen e përkohshme të pagesës së kësteve dhe ristrukturimin e kredive bankare për klientët në vështirësi.
Në përgjigje të tyre, tregjet financiare shfaqen relativisht të qeta. Kostot e financimit të sektorit privat mbeten të ulëta, kursi i këmbimit është i qëndrueshëm, ndërsa sektori bankar vijon të shfaqë tregues të mirë likuiditeti dhe kapitalizimi.
Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se sektori bankar ka dhënë një kontributin të qenësishëm në drejtim të amortizimit të goditjeve. Kredia për sektorin privat vijoi të shënojë rritje në tremujorin e dytë, duke kulmuar në nivelin 7% në muajin qershor dhe duke i mbështetur bizneset dhe familjet shqiptare me likuiditetin e nevojshëm për përballimin e krizës. Gjithashtu, ky sektor ka marrë mbi vete një pjesë të kostos financiare të goditjes, duke lehtësuar më tej barrën për sektorin privat.
Këshilli Mbikëqyrës vëren se vijimi i kësaj përqasje pozitive të sektorit bankar ndaj kredisë, e cila është favorizuar dhe nga instrumentet e garancisë sovrane, do të jetë një parakusht i nevojshëm për rikuperimin e ekonomisë në të ardhmen.
Në mbyllje të diskutimeve, duke gjykuar dhe mbi projeksionet e skenarit bazë dhe balancën e rreziqeve rreth tij, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm.
Për këtë arsye, ai vendosi:
Të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%;
Të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1% dhe 0.9%.
Politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit të parashikimit.
Gjithsesi, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm. Në veçanti, rreziqe të kahut të poshtëm burojnë nga:
Zgjatja e theksuar në kojë e pandemisë dhe ri-prezantimi i masave të distancimit social për kontrollin e saj;
Lindja e problemeve në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e përkeqësimit të ofertës së kredisë bankare, apo në formën e luhatjeve të forta të treguesve të tjerë të tregut financiar.
Këshilli Mbikëqyrës vëren se materializimi i këtyre rreziqeve do të kërkonte lehtësimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38