Flash News

KRYESORE

“Ekonomia shqiptare në nivelin më të ulët se asnjë here”, Vasili: Është koha për një Pakt Kombëtar

“Ekonomia shqiptare në nivelin më të ulët se

“Ekonomia shqiptare në konfuzion, investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë” kështu shkruan në “Facebook” kreu i Grupit Parlametar të LSI, Petrit Vasili teksa bën thirrje për Pakt Kombëtar për Ekonominë.

Sipas Vasilit nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik.

Statusi i Vasilit: 

Ekonomia shqiptare në konfuzion.

Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.

Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.

Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.

Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.

Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.

 

Të fundit