Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekonomia u rrit në 2016, së bashku me inflancionin, pagat ranë. Ja profesionet që paguhen më pak
Paga mesatare mujore bruto për të gjithë të punësuarit në ekonominë shqiptare ra në 45,845 lekë në vitin 2016- nga 46,829 lekë që qe në vitin 2015, me një rënie neto prej 2.1 për qind, bëhet e ditur nga të dhënat e reja statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave.
Sipas të dhënave të INSTAT, rëniet më të mëdha në paga vërehen në profesionet e vështira si “shërbimet në shtëpi”, “bujqësia”, “industria përpunuese” dhe “art, argëtim e zbavitje”.
Paga bruto nënkupton pagën neto plus sigurimet shoqërore e shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat, të cilat të punësuarit i paguajnë në mënyrë indirekte pasi u mbahen nga paga nga ana e punëdhënësit, i cili ka për detyrë t’i derdhë ato në degën e thesarit.
Shqipëria nuk ka aktualisht tatim mbi të ardhurat personale për pagat deri në 30 mijë lekë ndërsa për pagat nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë paguhet TAP në masën 13 për qind.
Aktualisht është e pamundur që të shikohet ecuria e pagave në periudha para vitit 2015 për shkak se kjo është hera e parë që INSTAT publikon të dhëna të kësaj natyre. Të dhënat e publikuara mbështeten në deklarimet tatimore të subjekteve tatimpaguese si dhe përpunimeve statistikore të INSTAT.
Sipas këtyre të dhënave, akomodimi dhe shërbimi i ushqimit është profesioni më i keqpaguar në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar, paga bruto në këtë sektor qe vetëm 25 mijë lekë.
Shërbimet në shtëpi janë profesioni i dytë më i keqpaguar në ekonominë shqiptare. Paga në këtë sektor qe vetëm 29 mijë lekë në vitin 2016 dhe është ulur me 12 për qind në krahasim me vitin 2015.
Industria përpunuese është sektori tjetër me paga më të ulëta. Më 2016, paga mesatare në këtë sektor ku përfshihen fabrikat e veshjeve e të tjera qenë bruto në masën 31,400 lekë.
Aktiviteti ekonomik me paga mesatare më të larta është ”Aktivitete të organizatave ndërkombëtare”, ku punonjësit marrin mesatarisht 125 mijë lekë.
Sektori tjetër i mirëpaguar është ”Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit”, ku përfshihen bankat, kompanitë e sigurimit e shërbime të tjera financiare. Gjatë vitit 2016, paga mesatare bruto në këtë sektor qe 97,962 lekë dhe u rrit me 2.5 për qind në krahasim me vitin 2015.
Sektori i “Informacionit dhe Telekomunikacionit” shënon gjithashtu paga të larta, ku paga mesatare bruto gjatë vitit 2016 qe 70 mijë lekë. Megjithatë, ky sektor ka pësuar rënie 2 për qind në krahasim me vitin 2015.
Sektori me rritjen më të lartë të pagave gjatë vitit të kaluar qe sektori i “Aktiviteteve Profesionale, Shkencore dhe Teknike”, ku pagat u rritën me 11 për qind. Paga mesatare në këtë sektor, ku përfshihen edhe universitetet, arriti në 69 mijë lekë nga 61 mijë që qe më 2015.
Sektori tjetër, “Furnizimi me Energji Elektrike, Gaz e Avull dhe me Ajër të Kondicionuar,” i cili përbëhet në praktikë nga ndërmarrjet shtetërore KESH, OST e OSHEE, mori një rritje page prej 8 për qind në vitin 2016.
Të ndara sipas pronësisë së ndërmarrjes, të dhënat e INSTAT tregojnë se në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare aktuale është 55 mijë lekë, ndërsa në ndërmarrjet private shqiptare është 34 mijë lekë. Pagat më të larta gjenden te ndërmarrjet nën pronësi të huaj prej 69 mijë lekësh.
Rritje ekonomike dhe rënie pagash
Zyrtarisht, Shqipëria përjetoi rritje ekonomike më të lartë në vitin 2016 se në 2015-ën, një tregues ky që shërben për të argumentuar se ekonomia po rimëkëmbet dhe punët po ecin për mbarë. Në vlerësimin e vet paraprak, INSTAT deklaroi se në vitin 2016, ekonomia u rrit me 3.5 për qind, një rritje krahasimisht më e lartë se sa vitet e mëparshme. Megjithatë, në të njëjtën periudhë, inflacioni shënoi nivelin 1.3 për qind, më i ulëti në afro dy dekada.
Rënia nominale e pagave në ekonomi tregon nga njëra anë vështirësitë e mëdha ekonomike të përjetuara nga ndërmarrjet gjatë vitit 2016, ndërsa shpjegon nga ana tjetër normën shumë të ulët të inflacionit gjatë këtij viti si dhe aspektin disfunksional të rritjes ekonomike.
Ndonëse rritja ekonomike mund të jetë pak a shumë 3.5 për qind, kjo rritje ekonomike nuk është përkthyer në paga më të larta për të punësuarit për shkak se konsiderohet rritje ekonomike e përqendruar në pak aktivitete masive ndërtimi si gazsjellësi TransAdriatik apo hidrocentrali i Devollit, projekte që kanë pak ndikim në ekonominë reale të shqiptarëve.
Norma shumë e ulët e inflacionit gjatë vitit 2016 zyrtarisht nuk konsiderohet të jetë shkaktuar nga rënia e konsumit të brendshëm, por argumentohet se në një masë të konsiderueshme është shkaktuar nga rënia e çmimeve të importit. Megjithatë, për një ekonomi të re dhe të varfër si Shqipëria, rënia nominale e pagave është një fenomen i pazakontë që tregun me vështirësi të konsiderueshme ekonomike. Mungesa e analizës për shkaqet reale të kësaj vështirësie ekonomike dhe fshehja pas shifrës boshe të rritjes së PBB-së me 3.5 për qind me gjasë e mbyll shtegun për marrjen e masave reale për zgjidhjen e problemeve./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38