Flash News

KRYESORE

“Ekonomia” voton shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i BSH: Propozimi nga Rama, çështjen do e çoj në Strasburg

“Ekonomia” voton shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i BSH:

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka votuar sot me 12 vota pro dhe pesë kundër për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Bordit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Sipas Malajt, ky propozim vjen nga kryeministri Edi Rama dhe për këtë ai tha se çështjen do e çojë në Strasburg.

“Propozimi për shkarkim vjen nga Kryeministri, dhe këtu ka një ngërç institucional. Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg, dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike”, tha Malaj.

Kërkesa e miratuar sot në komisionin do t’i dërgohet Kuvendit për shkarkimin në seancën e radhës.

Socialistë e kanë argumentuar kërkesen e tyre me shkeljen e etikës në komunikimet publike nga ish ministri socialist Arben Malaj.

Të fundit