Flash News

KRYESORE

Ekonomistë, jurisë dhe agronomë; profesionet e 60 kryebashkiakëve të votuar të Partisë Socialiste

Ekonomistë, jurisë dhe agronomë; profesionet e 60

Ashtu siç pritej, votimet e 30 qershorit nxorrën fituese Partinë Socialiste në 60 bashki nga 61 në total në mungesë të opozitës. Por, cilat janë profesionet e të përzgjedhurve që do të drejtojnë institucionet vendore në katër vitet e ardhshmë. Siç ndodh edhe në Parlament, edhe në radhët e kandidatëve për kryebashkiakë spikasin ekonomistët, juristët, ushtarakët, mjekët, agronomët dhe një artist.

Kështu, Gledjan Llatja në Elbasan ka mbaruar dy shkolla të larta, juridik dhe financë. Ai erdhi në qytet fillimisht si Prefekt i Qarkut. Jurist në profesion është edhe Kastriot Gurra i Librazhdit. Armando Subashi jurist, Rakip Suli që garon për Kamzën është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, po ashtu edhe Pjerin Ndreu që synon të fitojë Bashkinë e Lezhës, ku përveç juridikut ka përfunduar edhe shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme.

Më të shumtë janë ekonomistët, duke nisur nga Nuri Belba i Përrenjasit, diplomuar për financë-kontabilitet, Rajmonda Balilaj në Patos, Klement Ndoni në Këlcyrë është me profesion ekonomist, po ashtu edhe kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri. Dionis Imeraj në Dibër mban diplomën e ekonomistit, bashkë me të është Ilir Xhakolli i Pogradecit.

Në Himarë, Jorgo Goro ka dy profesione. Ka përfunduar fillimisht shkollën ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas i është dedikuar profesionit të dytë, ekonomisë. Por, ai nuk është i vetmi që vjen nga radhët e ushtarakëve. Fredi Kokoneshi, që garon për ASHE në Divjakë ka përfunduar akademinë ushtarake, Safet Gjici që këtë herë garon në Kukës është diplomuar në Akademinë e Policisë, ndërsa Ndrec Deda i Mirditës është diplomuar pranë Fakultetit të Kulturës fizike “Vojo Kushi”.

Mes radhëve të socialistëve ka edhe agronom, të diplomuar në Tiranë apo rrethe. Arif Tafani i Belshit mban titullin “Agronom i Lartë”, bashkë me Gëzim Topçiun e Maliqit apo Haxhi Memollën e Rrogozhinës.

Me profesion inxhinierë spikasin Fatos Tushe i Lushnjes, Majlinda Bufi në Roskovec apo Sotiraq Filo në Korçë. Mjekët janë shtuar në listat e socialistëve. Më i njohur prej tyre është Dritan Leli, që garon për një mandat të dytë në Vlorë, por mjekë në profesion janë edhe Flamur Golemi i Gjirokastrës, Shuaip Beqiri në Konispol dhe Ardian Gurma në Sarandë.

Lista me 60 kandidatë në radhët e socialistëve mbyllet me aktorin Erion Isai, që garon për Bashkinë e Ersekës, ndersa perfaqesuesi i Burrelit, Agron Malaj ka perfunduar Akademine e Rendit.

Të fundit