Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekonomisti flet për ‘gaslighting’: Është metoda me të cilën “Rilindja” deformon realitetin në Shqipëri
Ekonomi Pano Soko thotë se metoda e ‘gaslighting’, e përdorur nga Partia Socialiste, ia ka arritur që të deformojë realitetin në Shqipëri.
Soko shpjegon se “termi ‘Gaslighting’ i referohet momentit kur dikush të manipulon deri në pikën kur ti vendos në pikëpyetje realitetin tënd që është prodhuar nga shqisat e tua.” Dhe sipas tij, efiçenca matematike e propagandës së ‘Rilindjes’ sot është bazuar thellësisht në këtë metodë.
"Kemi ulur taksat për 97% të popullsisë" - ndërkohë që në realitet taksat janë rritur për 100% të popullsisë, madje disa herë. "Në 2012 Shqipëria prodhonte më shumë hashash se në 2016, po atëherë s'bëhej publike" - ndërkohë që në Shqipër në 2016-2017 u mboll gjithë vendi me hashash. "E morëm buxhetin në 2013 të rrënuar nga borxhet ndërsa tani është totalisht i disiplinuar." - ndërkohë që Shqipëria në 2013 kishte borxh 5 miliardë Euro, ndërsa sot ka rreth 8 miliardë Euro borxh dhe situata po shkon me vrap drejt kolapsit. "Po e kthejmë Tiranën në një qytet të jetueshëm plot parqe e gjelbërim" - ndërkohë që Tirana po kthehet çdo ditë e më shumë në një xhungël betoni, plot ndotje e trafik gati të pajetueshme”, shkruan ndër të tjera ekonomisti.
Më tej, ai shton: "Në disa raste dhe unë personalisht kam vënë në dyshim veten time për njohuri apo argumenta që i dija me siguri, vetëm për shkak të këtij efekti."
Reagimi i plotë:
Meqë jemi në stinën e gazeve, nuk është gazi lotsjellës i protestave ai që po dëmton më shumë, por një efekt tjetër që quhet "Ndriçimi i gazit" (gaslighting) që në fakt s'ka lidhje me ndonjë gaz specifik, përveç emrit.
Termi "Gaslighting" i referohet momentit kur dikush të manipulon deri në pikën kur ti vendos në pikëpyetje realitetin tënd që është prodhuar nga shqisat e tua. Ai rrjedh nga një film shumë i vjetër me të njëjtin titull. Procesi i gaslighting konsiston në goditjen e kollonës kryesore të perceptimit tënd që është informacioni direkt që ti merr nga shqisat e tua, pra ajo që sheh, ajo që dëgjon, ajo që jeton, apo dhe parimet bazë të logjikës - aritmetika e thjeshtë, dijet bazë etj.. Ti bombardohesh me kundërshtì të fortë dhe të shpeshtë deri në pikën që ti vendos në diskutim veten tënde.
2+2=4
- Joo 2+2=5, e di gabim, ja shiko si thotë dhe TV që 2+2=5. Dhe shifrat që kanë dalë nga institucionet thonë që 2+2=5. Madje mund të lexosh dhe raportin e ndërkombëtarëve dhe ai thotë që 2+2=5.
Unë këtë term e kam hasur për herë të parë kur lexoja për teknikat aetike të shitjeve dhe gjenezën e kishte nga postulati i Makiavelit tek "Princi" i cili thoshte pak a shumë - Nëse të duhet të gënjesh dikë, thuaje gënjeshtrën fort, përsërite shpesh dhe fol me siguri të plotë, kështu viktima do të fillojë të dyshojë tek ajo që ka parë apo ka dëgjuar, madje mund të fillojë të dyshojë dhe në shëndetin e vet mendor."
Realiteti i gjithësecilit është produkt i perceptimit të tij. Ndryshoju perceptimin, iu ke ndryshuar realitetin. Trik i thjeshtë kartezian.
Efiçenca matematike e propagandës së Rilindjes sot është bazuar thellësisht në gaslighting.
"Kemi ulur taksat për 97% të popullsisë" - ndërkohë që në realitet taksat janë rritur për 100% të popullsisë, madje disa herë.
"Në 2012 Shqipëria prodhonte më shumë hashash se në 2016, po atëherë s'bëhej publike" - ndërkohë që në Shqipër në 2016-2017 u mboll gjithë vendi me hashash.
"E morëm buxhetin në 2013 të rrënuar nga borxhet ndërsa tani është totalisht i disiplinuar." - ndërkohë që Shqipëria në 2013 kishte borxh 5 miliardë Euro, ndërsa sot ka rreth 8 miliardë Euro borxh dhe situata po shkon me vrap drejt kolapsit.
"Po e kthejmë Tiranën në një qytet të jetueshëm plot parqe e gjelbërim" - ndërkohë që Tirana po kthehet çdo ditë e më shumë në një xhungël betoni, plot ndotje e trafik gati të pajetueshme.
Suksesi i gjithë kësaj metode është tashmë i provuar dhe matematikisht. Janë ende në shumicë njerëzit që për shkak të ketij bombardimi me gaslighting ndryshojnë perceptimin e tyre dhe krijojnë një realitet të ri në mendje, ndryshe nga ai që shohin, dëgjojnë apo jetojnë çdo ditë vetëm prej asaj që dëgjojnë apo lexojnë çdo ditë. Dhe nuk i ndodh vetëm njerëzve që kanë mungesë informacioni apo interesi, nganjëherë efekti ndihet dhe tek ata persona që kanë informacion. Në disa raste dhe unë personalisht kam vënë në dyshim veten time për njohuri apo argumenta që i dija me siguri, vetëm për shkak të këtij efekti.
E pra, nuk është mbytja e gazit lotsjellës ajo që po dëmton realisht njerëzit e këtij vendi, është "ndriçimi" i gazit ai që po i mbyt ata realisht.
Sepse gaslighting është si kanceri, s'i është gjetur ende kura. Dhe kjo më tmerron, sepse personalisht nuk di si dilet nga ky qerthull..
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38