Flash News

KRYESORE

Ekonomisti Kadia: Një person që futet në politikë duhet të paguajë 100-300 mijë euro

Ekonomisti Kadia: Një person që futet në politikë duhet

Ekonomisti Besart Kadia, i ftuar në “Top Talk” ka folur në lidhen me financimin e partive dhe nevojën për partitë e reja në Shqipëri.

I pyetur nga gazetari se sa duhet të paguajë një person për të siguruar mandatin e deputetit, Kadia tha se kjo nuk është pjesë e studimit, por shtoi se një personi që do të futet në politikë, duhet të paguajë nga 100-300 mijë euro.

“Blerja e mandatit të deputetit nuk është pjesë e studimit. Në këtë performancë, në këtë sistem, një person që do t’i futet politikës duhet të paguajë nga 100 mijë euro deri në 300 mijë euro që të shpenzohen për fushatën. Fushata nuk kushton 1.8 milionë euro dhe ky është një fakt dhe që vërteton faktin se këto parti kanë nevojë për financim. Kuotat e financimit janë 10 herë më të ulëta se sa kushton në të vërtetë një fushatë”, tha Kadia.

Të fundit