Flash News

KRYESORE

Ekperti i çështjeve të sigurisë tregon kush fshihet pas aktakuzave: Rama dhe Thaçi u treguan naiv, Vuçiç doli i fituar

Ekperti i çështjeve të sigurisë tregon kush fshihet pas

Ekpertit të çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla është shprehur se akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një moment kur nuk e priste askush kanë në prapavijë qarqet ruse dhe serbe të ndihmuar nga mbështetsit e tyre në Perëndim. Në një intervistë për “Open”, sipas Kullës vetëm kjo e shpjegon arsyen e ardhjes së tyre në një moment të papritur.

“Kjo është e iniciuar nga Vuçiç dhe Rusia që kurrë nuk kanë hequr dorë nga shkatërrimi i shtetit të Kosovës. Serbinë dhe Rusinë e kanë mbështetur edhe qarqe në perëndim.

Vuçiç është politikan i zoti. Ai ka qenë ministër në kohën e Millosheviçit. Ai përfaqëson politikën serbe në 30-40 vitet e fundit. Më vjen keq që Rama dhe Thaçi u treguan naiv dhe e morën për budalla, por Vuçiç doli i fituar.

Është e qartë që në krye të historisë është zhbërja e njohjes së Pavërësisë së Kosovës. Politikanët e Kosovës duke luftuar me njëri-tjetrin kanë harruar arsyen pse janë aty. Ka qenë gabim i Thaçit dhe gjithë të tjerëve që e votuan këtë Gjykatë.

Thaçin e kthyen se me shpalljen e akuzave ishte e qartë që ndodhi direkt pas vizitës së Presidentit Vucic në Rusi, ku takoi Putin.

Rusia dhe Serbia nuk e kanë hequr çnjohjen e Kosovë kurrë nga axhenda e tyre politike dhe gjendemi në pozitë qesharake që nga një anë i gjuajmë me gurë Perëndimit dhe nga ana tjetër i gjuajmë Gjykatës.

Nuk ka një fuqi apo dy fuqi që s’janë dakort që kur u ngrit kjo Gjykatë, qëllimi është zhbërja e Pavarësisë së Kosovës duke goditur autoritetet politike të shtetit të Kosovës, nga Serbia dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë,” tha Kulla.

Të fundit