Flash News

KRYESORE

Ekselentja e korrigjon ‘live’, Rama tenton “t’i prishë mendjen”: Mund të bësh sukses në politikë, por kujdes me edukatën

Ekselentja e korrigjon ‘live’, Rama tenton “t’i

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me studentët e eskelencës në Universitetin e Korçës.

Që në nisje të fjalës së tij, Rama shprehu shqetësimin se nuk e kanë pritur mirë një grup studentësh jashtë ambienteve të universitetit.

Në mbështetje të tyre ishte edhe një studente ekselente, pjesë e takimit, njëherësh kryetare e Këshillit Studentor në Korçë.

Ajo i tërhoqi vëmendjen duke iu drejtuar Ramës se në takim duhet të ishin të pranishëm edhe ata studentë që ndodhen jashtë godinës, të cilët nuk janë në nivelin ekselentë, por sipas saj ishin pikërisht ata që startuan protestën në dhjetor të 2018-ës.

Studentja: Dua të bëj një ndërhyrje për faktin se këtë takim nuk e përfaqësojmë vetëm ne, ekselentët, por edhe ata që janë jashtë sepse universiteti është i të gjithëve. Protesta erdhi si rezultat i atyre jashtë.

Rama: Ti studion për agronomi dhe je ekselente, por mund të bësh sukses edhe në politikë. Se kë takojmë ne, e zgjedhim ne, por nëse ju si këshill studentor doni të më takoni mua, e zgjidhni ju.

I dua shumë më të mirët, në cdo fushë. Mungesa e edukatës nuk është lufta e indiferencës, është shumë e nevojshme që njeriu me njeriun të merren vesh. Ti do bëhesh politikane dhe jo agronome në fund mesa shoh.

Të fundit