Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ 4 ditë para 1 Prillit shfaqet Nar Koka, takim me Ramën në kryeministri

Ekskluzive/ 4 ditë para 1 Prillit shfaqet Nar Koka, takim me Ramën

Pesë vite më parë, në 1 prill të vitit 2013, Edi Rama dhe Ilir Meta firmosën paktin e ‘bashkimit’ të së majtës. Pak i cili zgjati vetëm një mandat. Njeriu i atij bashkimi, siç është pohuar nga të dyja palët, ishte Nar Koka(Leonard Koka), biznesmeni nga Durrësi, vëllai i ish-ministrit të LSI-së, Lefter Koka.

Mbrëmjen e sotme, pikërisht katër ditë para 1 prillit, shfaqet sërish biznesmeni Koka. Burime të besueshme të Politiko.al bëjnë të ditur se Nar Koka  është parë duke u futur në godinën e kryeministrisë pasditen e sotme, ku me shumë gjasë është takuar me kreun e qeverisë Rama. Nuk dihet ende cila është arsyeja e këtij takimi mes Kokës dhe Ramës.

A po mendon Rama të krijojë një 1 prill të dytë, por këtë radhë me një pjesë të LSI-së? Kjo mbetet për tu parë.

Të fundit