Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Ahmetaj në Gjykatë: Kërkon shfuqizimin e vendimit që i merr 48 mijë lekë në ditë nga rroga

 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që prej 26 ditësh, sipas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës Administrative, i duhet të paguajë 48 mijë lekë të vjetra në ditë për një vendim të mosrespektuar po të një trupe gjyqësore.

Siç raportonte më 1 nëntor Politiko.al, Ahmetaj nuk e kishte ankimuar brenda afateve një vendim gjykate i cili e detyronte ta kthente në punë një ish drejtor në institucion e tij, të cilin e liroi nga puna ish-ministri Shkëlqim Cani me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama.

Gjykata e kishte gjetur Ministrinë e Financave të përfaqësuar nga titullari Ahmetaj në shkelje të statusit të nëpunësit civil, vendimin e ministrit socialist dhe ka kërkuar kthimin në punë të ish-drejtorit si dhe kompensimine pagave të humbura gjatë këtyre 5 viteve.

Kundër vendimit të marrë më 30 tetor 2018 ministri ka vendosur të reagojë më 9 nëntor, edhe pse në tejkalim të afateve të ankimimit, duke i kërkuar gjykatës afate të tjera për të paraqitur ankesën e tij. Gjithashtu në kërkesë Ahmetaj kërkon pezullimin e vendimit të gjykatës që i ka dhënë të drejtë ish-drejtorit të shkarkuar, padrejtësisht sipas gjykatës.

   

Të fundit