Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Departamenti i Shtetit jep detaje për 'damkosjen' e Adriatik Llallës: "Korrupsion sinjifikativ si Prokuror i Përgjithshëm"  

Ekskluzive/ Departamenti i Shtetit jep detaje për 'damkosjen' e

Në një intervistë për Politiko.al, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka dhënë arsyet se pse Sekretari Rex Tillerson vendoi të përdorë autoritetin që i jep klauzola 7031(c) e vitit 2008, për të 'piketuar' (apo 'damkosur') një zyrtar të lartë shqiptar, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Zëdhënësi duke folur për vendimin e Tillerson, thotë se Sekretari ka patur informacione të besueshme, duke e theksuar qartë se "Adriatik Llala ka qenë i përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm'.

Më tej, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka dhënë një mesazh edhe për qeverinë shqiptare,  por edhe për rastet e tjera që po shqyrtohen lidhur me zyrtarë të korruptuar.

Të plotë intervistën me zyrtarin e DASh Politiko.al do ta publikojë në orën 18.00.

Politiko.al

Të fundit