Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Eduard Halimi flet pas dorëheqjes: Ja projekti që do angazhohem. E kam biseduar edhe me Bashën

Ekskluzive/ Eduard Halimi flet pas dorëheqjes: Ja projekti që do

Eduard Halimi njoftoi sot në mënyrë të papritur dorëzimin e mandatit të deputetit. I kontaktuar nga Politiko.al Halimi dha detaje rreth projektit në të cilin ai do të angazhohet teksa mohoi zërat të cilët dhanë arsye të të tjera për largimin e tij nga politika.

Halimi tha se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë në të drejtën ndërkombëtare, konsulencë, me një rrjet prej 12 zyrash.

“Nuk ka asnjë të vërtetë me ato që thonë mediat qeveritare. Është një projekt për të cilin kam biseduar një muaj më parë me Bashën. Një projekt në të drejtën ndërkombëtare, konsulencë, me një rrjet prej 12 zyrash. Marrëveshja do nënshkruhet me ta në Mars dhe është afatgjatë, por vendimin duhet ta merrja tani. Gjithëçka tjetër është spekullim”, u shpreh Halimi.

Të fundit