Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Gjyqtari Miri shpërthen në lot gjatë pyetjeve të prokurorëve

Ekskluzive/ Gjyqtari Miri shpërthen në lot gjatë pyetjeve të

Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri, i cili ndodhet i ndaluar me dyshimin e korrupsionit, pasi pandehet se ka ndryshuar akuzën ndaj një të dënuari me 20 vjet burg, në këmbim të 20 mijë eurove, dhe në shtëpinë e të cilit u gjetën para me vlerë 300 milionë lekë të vjetra, ka shpërthyer në lot sot gjatë marrjes në pyetje nga ana e Prokurorëve, bëjnë me dije burime nga Prokuroria për Politiko.al

Të njëjtat burime bëjnë me dije se prokurorët u vunë në siklet kur e panë Mirin në gjendje të dëshpëruar, teksa qante me dënesë.

Deri dje Miri, i cili ka qenë edhe ish-anëtar i KLD-së, kishte në dorë fatet e njerëzve, ndërsa tani ndaj tij shfaqet një perspektivë tejet më e zymtë, ajo se mund të përfundojë në të njëjtat mjedise me njerëzit e viktimës, autorin e të cilit Miri e liroi dhe të cilët mund të hakmerreshin ndaj tij.

Megjithatë, masa e sigurisë për Mirin do të merret vetëm të dielën, pasi KLD-ja të shqyrtojë kërkesat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria për të.

Të fundit