Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Hetimi i Dakos dhe Ardian Çelës 'ngriu' pas ardhjes së Arta Markut. Burime nga Prokuroria: urdhër-arrestet ishin gati

'Çështja Tahiri' ka qenë shpesh në qendër të debatit publik, por edhe pjesë e lëvizjeve në 'pallatin e drejtësisë'. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për hetimin e Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti një hetim. Prej më shumë se një muaji, nuk ka asnjë të dhënë për këtë hetim. 

Burime të Politiko.al nga Prokuroria thanë se Krimet e Rënda ishin gati për të lëshuar urdhër-arrestet pak para mbërritjes në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të Arta Marku. Që nga ajo kohë nuk ka asnjë zhvillim mbi këtë dosje hetimore.

Burimet e Politiko dëshmojnë gjithashtu se ekzistojnë prova të plota mbi atë se grupi kriminal i përfshirë në dosjen hetimore në fjalë ka blerë votat e qytetarëve, ka bllokuar kartat e identitetit për shumë votues dhe raportonte personalisht te Dako dhe Çela për ecurinë e aktivitetit të tyre. 

Grupi, si shpërblim për 'ndihmën' gjatë zgjedhjeve në Durrës, ku siguruan vota në mënyrë të jashtëligjshme për Partinë Socialiste, është shpallur fitues i një tenderi miliona eurosh të OSHEE në qytetin e Fierit. OSHEE drejtohet nga miku i Dakos, Ardian Çela.

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka qenë i pari që e ka denoncuar në emër të opozitës grupin kriminal që gëzon mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Një video e publikuar nga Ervin Salianji shfaq 'grupin' që po festonte bashkë me Dakon dhe Çelën fitoren e zgjedhjeve nga PS, në qershor 2017.

 

 

Politiko.al

Të fundit