Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Kë ndjekin shqiptarët: TVSh, Top Channel, Klan apo Vizion. Çdo ditë Abacus dhe Politiko iu sjellin të dhënat e prime time

Politiko.al nëpërmjet një bashkëpunimi me Abacus Research, kompaninë e njohur të matjeve të audiencës, lider në Shqipëri që në vitin 2011, do të ofrojë çdo ditë një panoramë dhe renditje të shikueshmërisë së televizioneve kombëtare, në atë që quhet 'prime time' dhe përfshin fashën orare 19.00-23.00. Katër televizone kryesore, TVSh, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus do të jenë 'kokë më kokë' gjatë katër orëve duke u krahasuar ndërmjet tyre me programe që shihen si 'krenaria' e çdo televizioni profesionist në botë, edicionet e lajmeve dhe emisionet talk shoë të debatit politik.

Tabela që po paraqesim sot përmban shikueshmërinë e programeve të së hënës (mbrëmë) dhe është ndërtuar në mënyrë të thjeshtë që të kuptohet lehtë. Secili televizion ka një ndarje më vete dhe nëndarjet me emrat e emisioneve dhe orët e transmetimit. Në krye të tabelës në të djathtë është edhe legjenda apo treguesi i shifrave që shoqërojnë emisionet. Në blu është numri i personave që e kanë ndjekur një emision; në të kaltër këta persona të paraqitur në përqindje; dhe në të gjelbër share (ndarja ose përqindja e audiencës totale në atë kohë).

 

 

Pak fjalë për Abacus dhe metodologjinë e matjes së të dhënave të audiencës  

Prej qershorit 2011, kompania Abacus Research ofron shërbimin e matjes elektronike dhe të vazhdueshme të shikueshmërisë së televizioneve në Shqipëri, ose të ashtuquajturat të dhënat ‘ratings’ bazuar në metodologjinë e regjistrimit automatik të sintonizimit në sinjalin televiziv nëpërmjet pajisjeve të posaçme të tipit set-top-box TV-meter falë zhvillimeve të fundit në teknologjitë e audio-recognition, video-matching dhe EPG-signal-embedded data. Këto aparate matëse instalohen në pajisjet televizive të banesave të një kampioni statistikor familjesh që përdorin TV-në të përzgjedhura për të qenë përfaqësuese të popullsisë shqiptare, duke ofruar kështu, bazën e informacionit për të dhënat e shikueshmërisë për të gjitha platformat e shpërndarjes së përbmatjes video: analog tokësor, analog satelitor, analog kabllor; digital kabllor, IPTV, pay digital kabllor dhe free digital kabllor. Pas përzgjedhjes së këtij kampioni, secila prej këtyre familjeve të kampionit monitorohet në vazhdimësi nëpërmjet një pajisje moderne dhe të sofistikuar matjeje televizive, të tipit Passive-People-Meter.

Shërbimi TAM (Television Audience Measurement) i Matjes së Shikueshmërisë së Televizionit i ofruar përherë të parë nga Abacus Research si një sistem i pavarur matjeje nga një palë e tretë falë adoptimit të standardeve më të larta të saktësisë dhe integritetit, është aktualisht i vetmi në treg që ofron vlerësimin e madhësisë dhe karakteristikat demografike të stacioneve televizive në tregun shqiptar, dhe i raporton këto të dhëna, si dhe informacione të tjera që lidhen me to, te partnerët e vet, të cilët e përdorin këtë lloj informacioni për transaksionet e reklamës në tregun televiziv.

Me një kampion aktual (Nëntor 2017) prej 1,008 familjesh, që përfaqësojnë një univers prej 2,353,634 të popullsisë 12+ vjeç, shërbimi ofron të dhëna të posaçme të matjes së audiencës për grupe të veçanta me përbërje demografike sipas gjinisë, moshës/grupmoshës, rajonit, vendodhjes rurale apo urbane, arsimit, gjendjes civile, profesionit, punësimit dhe të ardhurave.

Politiko.al

Të fundit