Flash News

KRYESORE

EKSKLUZIVE/ Kongresmeni amerikan për Bashën: E admiroj patriotizmin dhe pasionin e tij. Ai është personi i duhur për të qenë në krye

EKSKLUZIVE/ Kongresmeni amerikan për Bashën: E admiroj patriotizmin

Basha u takua gjithashtu me  Kongresmenin nga Kalifornia, Dana Rohrabacher , antar senior i Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë në Kongres, dhe kryetar i nënKomitetit të Kërcënimeve të Reja në Europë dhe Euroazi.  Rohrabacher, që e takoi Bashën gjatë vizitës në Uashington, i tha Breibart News se ai e admironte patriotizmin dhe pasionin që pa te Basha.

“Ka një arsye për t’u shqetësuar rreth asaj që po ndodh në Ballkan”, tha ish-shkruesi i fjalimeve të Presidentit Reagan. “Stabiliteti në këtë pjesë të Europës varet në një Shqipëri stabile dhe funksionale. Kemi shqetësime serioze për korrupsionin, trafikun e drogës dhe terrorizmin në këtë vend të rëndësishëm për ne”, thotë Kongresmeni amerikan.

Ai shtoi se Shqipëria është në linjën e parë të betejës kundër islamit radikal. “Nëse do ta mundim islamin radikal dhe të kemi një Europë të qëndrueshme, na duhet dikush që mund ta bëjë këtë punë. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej disa kohësh, është tamam personi i duhur për të qenë në krye të gjërave”.

Linku i shkrimit të plotë:

http://www.breitbart.com/big-government/2017/03/27/exclusive-albanian-opposition-leader-albanias-soros-affiliated-prime-minister-is-ruining-our-country/

 

 

Të fundit