Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Lëvizjet te Ministria e Brendshme mbrëmjen e së hënës. Xhafaj me stafin e ngushtë qëndruan në zyrë deri afër mesnatës

Ekskluzive/ Lëvizjet te Ministria e Brendshme mbrëmjen e së

Mëngjesin e djeshëm, Partia Demokratike, njoftoi mediat për një konferencë për shtyp të jashtëzakonshme. Në orën 11:30 të së hënës, selia blu publikoi një audio përgjim, që, sipas saj, i përkiste Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, me trafikant droge.

Politiko.al ka mësuar se që pas publikimit të këtij materiali, Fatmir Xhafaj, ka qenë në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se Xhafaj ka qëndruar në zyrë deri afër mesnatës teksa mendohet se ka pasur edhe një komunikim mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Në orët e mbrëmjes, u raportua se Xhafaj i kishte paraqitur Ramës dorëheqjen por ky lajm u hodh poshtë nga Këshilltari për mediat i Ministrit të Brendshëm i cili njoftoi live në emisionin ‘Real Story’.

Politiko.al, duke ju referuar burimeve pranë Ministrisë së Brendshme, ka mësuar se deri afër mesnatës në godinën e ministrisë ka pasur lëvizje teksa i pranishëm ka qenë Xhafaj dhe një pjesë e ngushtë e stafit të tij./Politiko.al

Të fundit