Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Mësohet kush e shoqëronte Fatmir Xhafajn në zyrë në kohën që opozita po protestonte

Ekskluzive/ Mësohet kush e shoqëronte Fatmir Xhafajn në zyrë

Pak para nisjes së protestës së zhvilluar dje, Fatmir Xhafaj, mbërriti në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme. Pavarësisht interesit dhe pyetjeve të gazetarëve, Xhafaj nuk preferoi të bënte asnjë koment.

Në orën 11:00 protestuesit u mblodhën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ndërsa 10 minuta më vonë atyre ju bashkua edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Pas fjalimit të këtij të fundit dhe marshimit të zhvilluar përgjatë Bulevardit, protestuesit u mblodhën te godina e Ministrisë së Brendshme, e cila ishte rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe nga efektivë të RENEA-s.

Politiko.al ka mësuar se që prej mëngjesit të së shtunës, në Ministrinë e Brendshme ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjatë gjithë protestës, Veliu ka qenë i pranishëm në zyrën e Xhafajt nga ku shpërndante edhe udhëzimet për lëvizjen e trupave të policisë që ishin angazhuar për menaxhimin e tubimit. Makina e kryepolicit ka qëndruar gjatë gjithë kohës që po zhvillohej protesta në pjesën e ‘Pedonales’ ndërsa në momentin që protestuesit mbërritën pranë godinës së Ministrisë së Brendshme ajo u zhvendos në drejtim të parlamentit.

Me largimin e protestuesve, Drejtori i Policisë dhe zëvendësministri i Brendshëm mbërritën te spitali i Traumës ku takuan efektivët e lënduar si dhe gazetarin i cili mbeti i plagosur gjatë protestës./Politiko.al

 

Të fundit