Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Mustafa Nano flet për emisionin e ri: Pse vendosa ta titulloj ‘Provokacija’. Ja kush janë të ftuarit e parë

Ekskluzive/ Mustafa Nano flet për emisionin e ri: Pse vendosa ta titulloj

Të martën në Abc News do të nis transmetimi i emisionit ‘Provokacija’ i gazetarit Mustafa Nano. Në një intervistë për Politiko.al, Nano rrëfen detaje si do të jetë i ndërtuar emisioni i tij i ri.

Nano tregon se pse vendosi ta titullojë emisioni ‘Provokacija’ teksa zbulon edhe kush do të jenë të ftuarit e tij të parë.

Intervista

Keni vendosur të riktheheni në rolin e moderatorit në një treg që duket i tejmbushur. Cila është e reja që synoni të sillni përmes këtij emisioni në peizazhin mediatik shqiptar?

E di, në fakt, që tregu është i mbushur, dhe të gjitha këto programe talk shoë mund të jenë bërë edhe bezdisëse për publikun. Por unë po e nis këtë aventurë me bindjen se do dalë diçka ndryshe. Më gënjen mendja? Le ta shohim. Edhe unë jam kureshtar se çfarë do dalë.

Pas ‘Deja vu’, ‘Jamais Vu’ dhe ‘Zululand’ keni zgjedhur sërish një titull ndjellës (dhe në gjuhë të huaj) për emisionin e ri, ‘Provokacija’. Pse?

Termi "Provokacija" është një nga pak gjërat që më ka mbetur në mendje prej asaj rrëmujës që u erdhi prej dronit të Ballist Morinës pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ishte titulli i zgjedhur prej disa gazetave të Beogradit të nesërmen e asaj dite: Provokacija. Nuk di pse më la shenjë ky term. Por u ka lënë edhe të tjerëve në Tiranë. Unë e kam parë të përdoret shpesh prej portaleve e gazetave shqiptare, sa herë që duan të komentojnë ndonjë fërkim në marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve. Një arsye e dytë ka të bëjë edhe ma faktin që unë sapo kam dalë nga një përvojë komunikimi me një koleg serb. Nga kjo përvojë e shkurtër komunikimi kam mësuar që ne, serbë e shqiptarë, duhet të fillojmë të shkëmbejmë gjëra me njëri-tjetrin. Pastaj, të huazosh një fjalë serbe për një moment të caktuar e për një qëllim të caktuar, nuk është ndonjë gjë e çuditshme. Nuk ka pse të jetë e tillë. Ne kemi huazuar fjalë prej kohësh. Fjalët tona "shetitje, vatër, vadit, kovaç, kosë, etj", janë serbe në origjinë. Ndoshta ndonjëra prej tyre mund të jetë shqiptare në origjinë, por që më pas e kanë marrë serbët. Kush e di?

Titulli i emisionit duket se është një lloj paralajmërimi, për të ftuarin por edhe për teleshikuesit, a është ky synimi? E keni bërë shpesh këtë në artikujt që keni shkruar por edhe në daljet në ekran...

Programi është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që titullin Provokacija nuk e nxjerr krejt pa lidhje. Kur ta shohësh, do të bindesh. Besoj unë.

Mund të zbulojmë disa detaje rreth emisionit? Si do të jetë i ndërtuar ai dhe kush do të jetë i ftuari i parë?

Unë do të ftoj ata njerëz që, gjatë javës, do të shprehin qëndrime, me të cilat unë nuk bie dakord. Dhe me ta do ndërtoj një ballafaqim shumë civil në studio. Unë do të bisedoj me secilin veç e veç. Çdo bisedë do të jetë 15-20 minuta. Të ftuarit e parë do jenë Koço Kokëdhima, Mesila Doda, Arjan Çurri./Politiko.al

 

Të fundit