Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Një grua do të zëvendësojë Adriatik Llallën. Gati propozimi i prokurores së Shkodrës. Sponsorët e saj në PS, dhe arsyeja pse Rama do ta 'firmosë'

Ekskluzive/ Një grua do të zëvendësojë Adriatik

Prokurori i ri Republikës, edhe pse ad interim (i përkohshëm) do të jetë një grua. Burime të sigurta i thanë Politiko.al se ajo quhet Arta Marku, është rreth 40 vjeç dhe punon në Prokurorinë e Shkodrës. Marku ka mbaruar shkollëne  Magjistraturës. Kështu ajo plotëson dy pika të forta: është magjistrate dhe vjen nga radhët e Prokurorisë.

Sipas të njëjtit burim dy janë sponsorizuesit e emrit të Arta Markut për të marrë postin e lakmuar të kryeprokurorit, detyrë e cila është mbajtur vetëm një herë  më parë nga një grua. Ulsi Manja, deputeti socialist i Komisionit të Ligjeve, i cili ka qenë një ndër më të angazhuarit që prej akuzave të ngritura ndaj Saimir Tahirit në betejat juridike të mazhorancës.

Mbështetjen më të fortë Marku e gëzon nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Ermonnela Felaj. Deputetja e PS, edhe ajo nga radhët e prokurorëve, dhe Marku janë mikesha, bëjnë me dije burime të Politiko.al.

Sipas burimeve kryeministri Rama do ta pranojë propozimin e Markut si kryeprokurore për faktin se ai do donte një grua në krye të akuzës, një lëvizje që do t'i plotësonte shefit të qeverisë trillin e emërimeve të grave në poste të cilat njihen si zotërime mashkullore.

Më herët Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar emrat e 19 kandidatëve zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga organizmat kryesorë që do të ngrihen për të ndërmarrë Reformën në Drejtësinë shqiptare. Një ndër ta është edhe Arta Marku.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

 

Të fundit