Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Pajisja e videkonferencës së Ramës me kuksianët kushton 150 mijë euro. Subvencioni që u dha për abonetë, 120 mijë  

Kryeministri Edi Rama, pak pas protestës së opozitës, dhe në vazhdim të debatit për taksën e rrugës së Kombit ka mbajtur mesditën e së enjtes, një interpelancë virtuale me një përfaqësi të zgjedhur të qytetarëve të Kukësit. Rama ka qenë në Tiranë në krah të ministrit Gjiknuri, ndërsa përfaqësia qytetare në zyrën e Këshillit të Qarkut Kukës.

Gjëja e parë ishte 'tërheqja' e Ramës nga vendosmëria e filllimit sa i takon taksimit duke e 'ngrirë' për 60 ditë tarifën e Rrugës së Kombit. Fillimisht, si pjesë e paketës së 'lëshimeve' Kryeministri pati thënë se do të jepeshin 120 mijë euro në vit për të mundësuar abone ose tarifa të reduktuara për qytetarët e Kukësit, pra një subvencionim të pjesshëm.

Pak kush e di se, instrumenti nëpërmjet të cilit Kryeministri i vendit po e mban telekonferencën me qytetarët e Kukësit, është rreth 20 përqind më i shtrenjtë se shuma prej 120 mijë eurosh e akorduar si subvencion për të varfrit e qytetit verior. Pajisja e videokonferenës, sipas një burimi të Politiko me njohuri në fushën e hi-tech, kushton rreth 150 mijë euro. Pajisja prodhohet nga kompania Polycom dhe quhet RealPresence Immersive Studio Flex (shihni uebsajtin e kompanisë për detajet).

Për të qarë dhe pë të qeshur bashkë, Kryeministrit i kushton më shumë të shkojë në Kukës virtualisht, nëpërmjet një videokonference, sesa të gjithë kuksianëve bashkë të lëvizin në Rrugën e Kombit përgjatë një viti.

 

Të fundit