Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Për herë të parë 2 materiale audio, me detaje të reja, për implikimin e ish-ministrit të Brendshëm. A është takuar Tahiri me ortakët narkotrafikantë të Habilajve?    

Ekskluzive/ Për herë të parë 2 materiale audio, me detaje

Politiko.al, ka siguruar dy materiale audio, të cilat pubikohen për herë të parë, me detaje të reja cilat dëshmojnë implikimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 'klanin Habilaj' dhe trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Klipet audio, me gjatësi disa minutëshe secila, sqarojnë një gjë thelbësore: që 'Saimiri' i përgjimeve nuk është 'kamionisti', siç u pretendua pas daljes së dosjes së prokurorisë së Katanias, por ish-ministri i Brendshëm në qeverinë 'Rama 1'.

Gjithashtu, në njërën prej videove, del edhe një pistë e re, ajo e takimit të ish-ministrit Tahiri me trafikantët italianë, ortakë të Habilajve në jugun e Italisë. Në të njëjtën video flitet edhe për zgjedhjet në Shqipëri, si janë vjedhur ato, madje për njohuritë e 'partnerëve italianë' në narkotrafik për shqetësimin që kishte Tahiri për procesin e zgjedhjeve.

Materiali tjetër zanor, pak më i gjatë se i pari, risjell në vëmendjen e publikut 'fatin' e makinës me targa 003, dhe si ndërroi duar, mjeti i famshëm tashmë, duke kaluar nga ish-ministri në përdorimin e Moisi Habilajt.

Sonte, ora 19.00 në www.politiko.al.

Të fundit