Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Prapaskenat e shitjes së Sheratonit, në garë ishin dy manjatët shqiptarë të naftës

Biznesmeni Shefqet Kastrati është pronari i ri i ‘Hotel Sheraton’. Ditën e sotme u zyrtarizua kalimi i ‘Hotel Shertaon’ tek pronarët e rinj teksa raportohet se vlera e shitjes ka qenë 30 milionë euro.

Afro një muaj më parë, kompania ‘Sheraton’ u largua nga Tirana dhe hoteli mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Politiko.al ka mësuar se që pas largimit të Sheraton për blerjen e hotelit kanë shfaqur interes dy biznesmen shqiptar të hidrokarbureve. Bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, pronari i ‘Kastrati Group’dhe Behar Çukaj, drejtuesi i ‘Bolv-oil’.

Të dy biznesmenët kanë pasur kontakte me pronarët kuvajtjanë ndërkohë që sot është zyrtarizuar që pronari i ri i hotelit është biznesmeni Shefqet Kastrati./Politiko.al

Të fundit