Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Rama në dijeni të përgjimeve për ministrat e tij. Çfarë do të bëjë gjyqtari që autorizoi përgjimet dhe prokurorja e çështjes: hetime apo frikë nga vetingu?

Ekskluzive/ Rama në dijeni të përgjimeve për ministrat e

Gazetari Basir Çollaku ka qenë i pari që bëri publike në emisionin 'Kapital' të Aleksandeër Furxhiut në Vizon Plus, ekzistencën e një dosjeje në Prokurorinë e Elbasanit me përgjime kompromentuese për dy ministra të qeverisë Rama.

Dy deputetë të Partisë Demokratike, Agron Shehaj në fillim dhe më pas nënkryetari i partisë, Edi Paloka kanë përmendur apo lënë të kuptohet se ministrat e përgjuar janë Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Fakt që është konfirmuar nga burime të Politiko.al. Zyrtarët e lartë të qeverisë Rama kanë rënë rastësisht në 'rrjetën' e drejtësisë, pasi përgjimet janë autorizuar për Klodian Zoton.

Burime të Politiko thonë se ministrat kanë shkëmbyer disa herë telefonata me Klodian Zoton, i cili po hetohej nga Prokuroria e Elbasanit. Autorizmin për përgjimin e ka dhënë gjyqtari Bujar Musta dhe dosja hetimore i është ngarkuar një prokuroreje të re. 

Burime të Politiko.al pohojnë se janë në dijeni të dosjes është edhe kryeministri Rama të cilit i duhet të menaxhojë edhe këtë telash të ri politik pas 'dosjes Tahiri'.

Eshtë interesant të shihet se çfarë pozicioni do të ruajnë autoritetet hetimore të përfshira në hetimin e kësaj dosjeje. A do të bien ato pre e presionit të qeverisë, e cila zotëron mekanizmat e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo çështja do të bëhet publike duke iu nënshtruar hallkave të drejtësisë?

Të fundit