Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Si u informua Rama në Vlorë për protestën te ‘Rruga e Kombit’ dhe kthimi me urgjencë në Tiranë

Ekskluzive/ Si u informua Rama në Vlorë për protestën te

Ditën e premte, kryeministri Edi Rama, së bashku me disa prej ministrave dhe deputetë të Partisë Socialiste ishte në Vlorë ku mori pjesë në disa aktivitete. Ditën e shtunë, Rama ishte në një aktivitet, po në Vlorë, ndërkohë që në ‘Rrugën e Kombit’ po zhvillohej protesta e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth.

Politiko.al ka mësuar nga burime pranë kreut të qeverisë, se Rama është njohur me atë çfarë ka ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’ sapo ka përfunduar aktivitetin. Po kështu, kreu i qeverisë ka parë edhe pamjet nga protesta, ku protestuesit dogjën sportelet e vendosura nga firma koncensionare.

Burimet i thanë Politiko-s, se Rama fillimisht ka bërë batuta me ministrat dhe deputetët socialistë rreth asaj që po ndodhte. Por pak më vonë, duke parë seriozitetin e ngjarjes por edhe reagimet e shumta në mbështetje të protestës që po vinin në rrjetet sociale, Rama ka vendosur anulimin e axhendës në Vlorë. Kreu i qeverisë ka anuluar të paktën tre aktivitete të parashikuar për t’u zhvilluar në Vlorë dhe është nisur në drejtim të Tiranës.

Fillimisht, Rama bëri një postim të rrjetet sociale sa i takon ngjarjeve në ‘Rrugën e Kombit’ ndërsa në mbrëmje doli në konferencë për mediat./Politiko.al

Të fundit