Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Urdhër-arresti për Adriatik Llallën, takimi i ambasadorit Lu, Xhafës, Markut dhe Veliut në ambasadën gjermane  

Ekskluzive/ Urdhër-arresti për Adriatik Llallën, takimi i

Politiko.al njoftoi dje, duke ju referuar burimeve të sigurta, se ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është gati lëshimi i urdhër arrestit. Me shumë gjasë pritet të ndodh brenda dy ditëve të ardhshme. Ndërkohë që sot janë zbuluar detaje të reja sa i takon hetimeve ndaj Llallës.

Politiko.al ka mësuar detaje rreth një takimi të zhvilluar këtë javë, larg vëmendjes së mediave, në ambasadën gjermane në Tiranë, ku të pranishëm kanë qenë ambasadori Donald Lu, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeprokurorja, Arta Marku si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Drejtuesit e institucioneve shqiptare dhe kreu i diplomacisë amerikane, kanë kërkuar ndihmën e ambasadorit gjerman sa i takon ndalimit të Llallës, në momentin që ndaj tij, ashtu sikundër pritet, të lëshohet urdhër-arresti. Pak kohë më parë, familja e Llallës u zhvendos në Gjermani ndërkohë që ditët e fundit edhe ish-kryeprokurori është larguar nga Tirana për t’u zhvendosur te familja e tij. Pas urdhër-arrestit, në rast se Llalla nuk kthehet vet në Tiranë atëherë do të kërkohet ndërhyrja e autoriteteve gjermane për të bërë të mundur ekstradimin e tij./Politiko.al

Të fundit