Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekskluzive/ Visar Zhiti rrëfen takimin 'kafkian' me Nishanin. I thashë: lajmëro të tutë, të më arrestojnë në korridor!
Celulari i presidentit nuk mund të përdoret si kobure ushtaraku
Edhe mua ai m'u duk i mangët. Le ta gjykojë opinioni, meqenëse ai e nxori në shesh. Populli thotë se fjala peshon aq sa ai që e thotë.
Nishanit ende s'i ka ikur habia se si, erdhi një ditë dhe e emëruan president, nuk e kishte menduar, dhe nuk e zgjodhi populli.
Intervistoi: Alfred Lela
Jeni përfshirë në një debat, të ri duhet thënë, me Presidentin Nishani. Më lejoni të vërej, dhe unë ju konsideroj mik dhe njeri të mirë, se m'u duk pak e shpërpjestuar ndërhyrja juaj. Më lejoni ta sqaroj: Pse sulmuat dekretuesin dhe jo emëruesin, apo propozuesin, pra pse jo KM Rama, por Presidentin e Republikës?
Visar Zhiti: Vërtet, ju falenderoj për vëmendjen që tregoni dhe e çmoj shumë bashkëbisedimin me ju, sepse e di që dhe ju në punën tuaj si gazetar i njohur, keni kult të vërtetën, moralin dhe mirësinë, një trini që është zbehur së tepërmi në shoqërinë tonë. Dhe kjo zbehje ka ardhur më shumë nga lart, jo nga qielli, por nga maja e piramidës së shoqërisë, dhe e ndjej si një dramë. Dua të besoj se kjo ishte arsyeja që më nguti për atë ndërhyrje, që ju me të drejte e quani të shpërpjestuar, por mënyra se si u përgjigj presidenti Nishani vërtetoi dyshimin tim, dhembjen dhe zhgënjimin e rëndë për kreun, një hakmarrje deri në ligësi të qortueshme.
Qëllimi im, zemërimi im, më saktë, me presidentin ishte moral, i një qytetari të vendit, jo i një nëpunësi, pra jo institucional dhe, për të qenë i sinqertë me ju, unë s'kisha dhe s'kam ndonjë gjë të veçantë me emërimet dhe çemërimet që bëhen, janë punë dhe e drejtë e ekzekutivit, ashtu siç nuk ndërhyj tek partitë, është punë e liderëve dhe antarëve të saj, por presidenti, si qytetari i parë i vendit, si figura përbashkuese, mbi partitë, etj, ma jep këtë të drejtë, mendoj dhe më shqetëson dystandardizmi që ai përdor, dyfytyrësia, dogmatizmi shterp, trajtimi që i bën ai, sipas meje opinionit shoqëror, si një gjëje që s'merr dhe aq vesh dhe shfaq një plogështi mendore dhe pastaj euforizëm naiv. Presidenti, e përsëris, është qytetari i parë dhe duhet të ketë e të ruajë qytetari të parë, të lartë, të mbartë frymën e kombit dhe ëndrrën e përbashkët të popullit të tij, pra të çdo qytetari moralisht. Tek presidenti aktual, shtoj se ajo që më dhemb më shumë janë ish të persekutuarit, që sipas meje, ai i trajton në mënyrë pllakateske, dua të them se na vlerëson kur s'jemi, të vdekur, dhe jo vetëm ai, por tek ai nuk duhet të durohet. Na do të pa qenë, dhe dekoron, të vetmen punë publike që bën. Më thuaj kë të gjallë nga ish të persekutuarit mbështeti apo ndihmoi ai? Nga presidenti unë pres të rigjenerojë energji pozitive për popullin, drejtësi, vendosje drejtpeshimesh, imazhin e mirë të atdheut në botë, dashuri dhe dhembje, etj, gjë prej të cilave ai më është dukur tejet larg, sidomos duke patur parasysh ato pak marrdhënie të miat me të, që atij, sidomos atij, nuk i takonte t'i katastrofonte. Sulmet e mia, siç i quajtët ju, ndaj tij nuk kanë kurrë atë peshë dhe dëm që kanë sulmet e tij ndaj meje dhe këtë ai nuk e kupton. Nëse e kupton, aq më keq. Kjo është mënyra, pra se si ai punon, kur i cënohet sedra dhe interesi vetanak dhe sado të vezullojnë dekoratat që shpërndan ai pa hesap, e vetmja punë publike e tij, nuk ia mbulojnë ligësinë të përzier me mashtrim trashanik. Mllefi im nuk ishte politik, por moral dhe prandaj iu drejtova ashtu atij dhe ashtu si u përgjigj ai, si shpifës mizor, nuk më lanë kohë të pendohem. Celulari i presidentit nuk mund të përdoret si kobure ushtaraku, teksa ai e përdori si mjet baltosjeje për një qytetar të vendit të tij, që madje e ka dekoruar dhe e kishte dekretuar më parë dhe si ministër Kulture.
A mos është kjo e gjitha 'hakmarrja' juaj për refuzimin e Presidentit që ju të dekretoheshit ambasador në Selinë e Shenjtë?
Visar Zhiti: Nuk do të doja asessi të ishte kështu, une kam bërë opozitë edhe herë të tjera pa pikësynime të kësisojshme, por natyrisht nuk mungon edhe përvoja vetanake në qëndrimet e gjithkujt, pra dhe timin. Duke patur aftësinë që të krijoj largësi nga vetja, mund të them që mospasja e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan këto vite, përgjegjësia, ashtu si dhe kompetenca është e tij. Interesi i Shqipërisë e donte që ne t'i përgjigjeshim, në atë lartësi që Selia e Shenjtë na ngriti. Vitin që shkoi, Vatikani kanonizoi shenjtoren, Nënën tonë Terezë, të persekutuar nga regjimi diktatorial i kaluar, dhe lumturoi 38 martirë të Kishës tonë Katolike, të vrarë nga ai regjim dhe krijoi një kardinal të ri, ish të burgosur politik, kurse një bashkëvuajtës të tyre, të propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan, presidenti shqiptar nuk e dekreton, të vetmin që nuk dekretoi ai. Ishte 25 vjetori i rivendosjes së marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, e festuam me një sërë veprimtarish në Romë dhe në Tiranë, kur vendin tonë e kishin vizituar gjatë kësaj kohe dy papë ndër më të shkëlqyerit, ndërsa presidenti shqiptar e lë vendin tonë pa Ambasador atje, veprim absurd, i pamirë për interesat e vendit, një dritshkurtësi prej ateisti aspak tolerues. Ndërkaq, shtoj që vendi ynë nuk ngeli i papërfaqësuar, përkundrazi, qeveria e dërgoi atë që kishte vendosur të ishte ambasadori, shumë pranë kumteve vatikanase, diplomat karriere, ndërkohë ish i burgosur politik, autor librash, edhe për shenjtoren Nënë Tereza e për martirët, që gjithsesi u mirëprit atje. Por ai, presidenti shqiptar, e dëmtoi ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, përplotshmërinë e saj, duke krijuar marrdhëniet aspak institucionale, por klanore, deri dhe acaruese. A mos duhej të rrija urtë pas kësaj? Absolutisht, kam qenë korrekt edhe me presidencën, siç e kërkon detyra, i përkushtuar ndaj vendit tim.
Presidenti ka deklaruar sot (intervista është nisur ditën e intervsitës së Presidentit-shënimi im)edhe arsyet e refuzimit: mori një indicie nga një ish-i burgosur për 'kompromentimin' tuaj me administratën e burgut në Spaç; keni kritikuar 'Inkuiziconin' e Kishës Katolike; por, ai ka përmendur edhe 'gjendjen tuaj psikologjike'...
I dashur Alfred, jam mik me ju dhe vërtet nuk do të doja të flisja më për to, nuk dua të bie “në lartësinë e Presidentit”. Ju thoni 'ka deklaruar sot', pra dje ka patur të tjera deklarata dhe s'e di ç'do të nxjerrë nesër. Nuk e parashikoj dot. Unë tani, për fat jam larg, kthehem pas ca ditësh në detyrë dhe deri këtu në kontinentin tjetër më erdhi vorbulla që krijoi ai, dhunë presidenciale, shpifje ordinere, ajo që thashë më sipër, nëpërkëmbja që ai u bën ish të përndjekurve, nëpunësve të shtetit, një diplomati në detyrë. Isha i detyruar të përgjigjem. Dhe përtej statusit. Paska marre ai një mesazh anonim në celular dhe ia jep opinionit si provë. Jazëk, një mijë herë jazëk, do te thoshte Hamleti, sipas Nolit. Por, hap dosjen, o njeri, dhe gjeje kush kam qenë unë. Doli që paskësham refuzuar bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit në diktaturë. Eshtë gjetur vetëm çertifikata e Degës së Punëve të Brendshme, por kam dhe një deklaratë të shkruar me dorën time e të firmosur, që jo vetëm nuk pranoj bashkëpunimin, por dhe pse, dhe pseja ishte politike, nuk doja t'i shërbeja regjimit. Kam kërkuar zyrtarisht ta nxjerrin, kam autorizuar ISKK. Lejomëni të them se ai akt, mospranimi i bashkëpunimit me Sigurimin, ishte guxim dhe sakrificë, me pasoja të rënda për kohën. Unë kisha firmosur fundin tim me regjimin, por për fat ra perandoria komuniste në botë, për rrjedhojë u bënë ndryshimet e mëdha dhe te ne. Meritoj përgëzime, më fal që po flas kështu, të paktën të kërkuarit ndjesë nga akuzuesi, por më e rëndësishmja, ende nuk është kërkuar një falje e madhe për krimet në diktature, etj, etj. Ja vlen të vazhdojmë?
Tani, lejomëni të them se “i kompromentuar me administraten e burgut” i takon të jetë vetë Nishani, se ai, nëse nuk u emërua si oficer në komandën e ndonjë burgu, kishte kolegët e tij atje, të lidhur me administrën e burgut dhe rrjetin e spiunëve, por e them sinqerisht se pati oficerë të emëruar në burg, kapterë gjatë diktaturës, që silleshin më mirë me ne, të burgosurit, më me mirëkuptim e keqardhje se oficeri që do të bëhej president në demokraci.
Vazhdojmë. Nishanit i është fiksuar fjala “inkuizicion”, që ma kujton, duke e nxjerrë nga konteksti që e përdora unë, kështu bënë dhe në gjyq, kur më dënuan për poezitë. Ju siguroj që njohja më e madhe me persona nga Kleri Katolik yni, me meshtarë e ipeshkvij e kardinalë, me drejtuesit e Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, etj, na ka bërë më miq, por dhe bashkëpunues.
Së fundmi, presidenti ka përmendur gjendjen time psikologjike, jo të mirë, sipas tij, por nuk i takon atij të bëjë punën e psikiatrit për publikun, madje është e dënueshme kjo, por s'ka rëndësi shumë. Përshtypja ishte e ndërsjelltë, edhe mua ai m'u duk i mangët. Le ta gjykojë opinioni, meqenëse ai e nxori në shesh. Populli thotë se fjala peshon aq sa ai që e thotë. Këto që po nxjerr presidenti për mua janë demoniake, opinionthyerëse, rëndojnë, ky është qëllimi i tij, aspak institucionale, siç duket, por kur mendoj që këto dalin nga Nishani, ngushëllohem, janë dhe nga një gojë me helm, por pa dhëmbë të fortë për të kafshuar.
Ju jeni takuar me Presidentin dhe pas takimit ka ardhur refuzimi i tij. Cfarë mbani mend nga ajo ditë?
Visar Zhiti: Nuk është kështu, takimi është bërë me kërkesë të tij për të më thënë që pse nuk më emëronte për ambasador në Vatikan, ndërsa kudo tjetër po, më emëronte. Se, pasi Kryeministri vendosi emrin tim, dhe Ministri i Jashtëm dërgoi propozimin në presidencë, sipas procedurës, Nishani kishte deklaruar 'jo'. Dhe vuri si shkak procedurat. Kur, në parlament, në grupin parlamentar të marrdhënieve me jashtë, të dy krahët, e majta dhe e djathta, dhe kryetarja e grupit, të gjithë, si rrallë herë votuan së bashku njëzëri kandidaturën time për në Vatikan, e bashkë me mua edhe dy të tjerë atë ditë në dy vende të tjera, Maqedoni dhe Izrael, Nishani na refuzoi të treve, madje u tha se ata dy të tjerët ishin vënë bashkë me mua, që presidenti, nga që mbahet si i krahut të djathtë, të na kalonte së bashku. Më vonë ata dy të tjerët ai i dekretoi, dhe të tjere me pas, me mua këmbënguli për jo. Ndërkaq, unë kisha marrë edhe mbështetjen e Kryetarit të opozitës, z. Basha si dhe të ish Kryeministrit Berisha e deputetë të tjerë, sepse vija nga ai kah, dhe doja të isha korrekt me ata për atë që kisha marrë përsipër, patjetër kisha edhe miratimin e ish të persekutuarve politikë, gjë që ia kisha thënë edhe kryeministrit Rama, i cili po ndërmerrte kështu me emërimin tim një akt emancipues në marrdhëniet politike, jo vetëm në ato njerëzore, ndërkaq dhe unë doja mirëkuptim të përbashkët, të isha kështu dhe shembull i bashkëpunimit, e kisha bërë dhe herë tjetër, se detyra, puna, interesat e vendit janë të parat dhe më të rëndësishme se sa ndasitë partiake, etj, mison ky dhe i Presidentit të vendit, pra në këto rrethana u thirra në Presidencë që Presidenti të më sqaronte a bindtte se përse nuk më dekretonte, vetëm për në Vatikan. Pavarësisht se ai më pas tha në një intervistë se po ta dinte që do të shkonte ashtu takimi, nuk do ta kishte pranuar kërkesën time për t'u takuar.
Natyrisht, që mbaj mend shumçka nga ai takim kafkian. Mbi supe mbartja tragjedinë time familjare, më të rëndën për një prind, kur bota s'ishte më ajo që kishte qenë për mua, kur nuk durohen përveç të tjerave të pavërtetat dhe mungesa e dhimbjes së tjetrit. Që të mos zgjatem, ai më tha se këkresa që unë të emërohesha Ambasador në Vatikan është një grackë(?!), etj, etj. Takimi mbase shkoi një orë, kuptova se ai kishte kohë të tepërt, ndoshta s'është mirë të tregoj më shumë tani, ndoshta i shkruaj ndonjëherë. Ai e kishte të vendosur që për në Vatikan nuk më dekretonte, kudo tjetër po, më tha, kërkojua për në... dhe e firmos që nesër. Ti s'po firmos atë që dje, ia ktheva dhe shtova se unë nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj gjë, ma propozoi Kryeministri Rama, i jam shumë mirënjohës për këtë, nga që në gjendjen që isha dhe jam, mund të punoj vetëm atje ku ka qirinj dhe mesha, në Selinë e Shenjtë. Që më priti shumë më mirë se ç'më përcolli vendi im.
E kuptova që kisha ardhur kot te presidenti, po mashtrohesha, ngrita zërin dhe mbaj mend që, kur u ngrita të iki, i thashë ndër të tjera që lajmëro të tutë të më arrestojnë në korridor. Këto që nxori si shkak tani, i shpifi tani, për të vetmen gjë që paskëshim qenë marrë vesh në heshtje në atë takim, është se të dy, në mënyrë të ndërsjelltë menduam se bashkëbiseduesi, pak a shumë, qenkësh i çmendur. Gjë që presidenti ia rrëfeu botës për mua. Por, marrëzia ime nuk sjell ndonjë dëm kushediçfarë për të tjerët, por marrëzia e presidentit është katastrofike për atdheun.
Lejomëni të sjell një provë, e bërë publike më parë, jo nga unë. Pas mohimit të dekretimit si ambasadorë të treshes ku dhe unë bëja pjesë, ai befas e dekretoi ambasadorin për në Maqedoni dhe kur e pyetën se përse, a nuk ishin shkelur procedurat, siç dhe kishtë thënë? Ai u përgjigj se duhej atje shpejt ambasadori se kishte ndodhur masakra e Kumanovës. Kur e dëgjuan diplomatët ku unë isha, vunë duart në kokë, ç'është ky president, që pret masakra, më thanë, pa të emërojë një ambasador(!?). Mjerë vendi!
Cilat mendoni se janë arsyet e tij për refuzimin e kandidaturës suaj?
Visar Zhti: S'kam pse të hamendësoj, u lodha, mbase ajo që e dini ju dhe jo vetëm. Eshtë thënë edhe nëpër gazeta, çështje klanesh që unë dua t'i rri larg, veçse jam i detyruar të mbrohem, tarafe emërimesh, konflikte të tij pronash me Kishën, etj. Shoh që ai nuk është president i lirë me vullnetin e tij, por i kapur, as kurajoz, megjithëse kokëfortë, as i drejtë, por tejet i njëanshëm, meskin pa ide e dijen e domosdoshme. Madje, ende s'i ka ikur habia se si erdhi një ditë dhe e emëruan president, nuk e kishte menduar dhe nuk e zgjodhi populli. Dita e ikjes së tij është më e mirë se sa ajo e ardhjes. Por, unë dua të shtoj në mbyllje të bisedës me ju, atë që ka më vlerë për mua, që më bëri shumë përshtypje e më preku, solidaritetin moral që treguan ndaj meje, të njohur e të panjohur, miqtë, bashkëvuajtësit, ish të burgosurit politikë që u prononcuan si Maks Rakipaj, Lek Mirakaj, dhe Jozef Radi, dhe Ferdinad Vushaj e të tjerë, po që jo të gjithëve kam mundur t'ua shoh nga këtu ku jam. Falenderoj drejtorin e ISKK, shkrimtarin Agron Tufa, poetin Skënder Buçpapaj, që i pari në VOAL-in e tij hodhi poshtë me një deklaratë shpifjen presidenciale si formë tjetër dhune, falenderoj botuesin Luan Pengili, që nxori çertifikatën ku dëshmohej e kundërta, që unë nuk kam pranuar bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit të diktaturës së dikurshme, falenderoj personalitetet për mesazhet e tyre, ndokush dhe i dekoruar prej presidentit, të shokuar nga sulmi i tij i pa preçedent, se ndodh që qytetari është kundër presidentit të vendit, por jo presidenti kundër qytetarit. Nuk po përmend emrat e atyre që më kanë shkruar, profesorë nga SHBA-ja, nga Italia, arbëreshë, nga Kosova, profesorë, mjekë, inxhinierë, piktorë, deputetë, biznesmenë, juristë, klerikë, studentë, punonjës policie, oficerë, madje dhe ish kolegë të Nishanit, mund t'ia jap inicialet, Gj. K. Patjetër që falenderoj gazetarët që guxuan t'i botojnë përgjigjet e mia, gazetat kurajoze “Tema”, “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Minerva”, etj, ndjesë se kaq kam arritur të shoh, Meron, Nebilin, Fatmirën, Almën, Valerian, Admirinën, Gjinin në diasporë, Muçin, etj, etj, ndjese që s'i përmend dot të tërë, emisonet televizive, se jo të gjitha i kam marrë vesh këtu në Chicago, ku ndodhem. Patjetër, falenderime edhe ju, Alfred, si përherë, dhe lejomëni të them që edhe anonimi “P,V” që i kishte çuar mesazh kundër meje presidentit, vlejti, u bë shkak për nxjerrje qëndrimesh e dokumentesh, vetë presidenti, që na bëri të reagojme dhe të shohim që ka ende forca morale, që edhe pse pa pushtet e kapitale, madje edhe të persekutuar apo të shmanguar, bëhen bashkë, janë forcë e pamposhtur, edhe pse të pakët në dukje, por janë pararendësit e demokracisë dhe të ëndrrës Euro-Atlantike, Shqipëria tjetër, e vërteta, e perhershmja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38