Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Zbardhen negociatat PD-PAA, kushti që Duka i ka vendosur Bashës dhe çfarë e tremb kryedemokratin

Ekskluzive/ Zbardhen negociatat PD-PAA, kushti që Duka i ka vendosur

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka paralajmëruar se mund të dalë i vetëm në zgjedhje dhe të refuzojë propozimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për t’u bërë pjesë e listës së kësaj partie.

Duka ka qenë ndër më të ashprit nga aleatët e Bashës që ka kritikuar marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama, për shkak se nuk do të lejohen koalicionet për zgjedhjet e 25 qershorit.

Politiko.al mëson se Duka ka qenë për dy orë ditën e djeshme në zyrën e kryeopozitarit Basha. Diskutimet kanë qenë të fokusuara në arritjen e një marrëveshje për të dalë së bashku, si pjesë e një liste, në zgjedhjet parlamentare.

Burime për Politiko.al nga të dyja partitë bëjnë të ditur se negociatat kanë ngecur për shkak të kërkesës që Duka ka ndaj Bashës, për të futur në pjesën e sigurtë të listës së PD-së katër kandidatë të PAA-së.

Hezitimi i demokratëve vjen si rrjedhojë e faktit se PAA nuk ka arritur ndonjëherë që në zgjedhjet e kaluara të nxjerrë katër deputetë edhe kur ka qenë në koalicion me PD-në. Por një tjetër problem që i lind Bashës nëse pranon kërkesën e Dukës është reagimi që do kenë partitë e tjera aleate, kryesisht PR e Fatmir Mediut, me të cilën PD ka qeverisur historikisht.

Sipas asaj që mëson Politiko, Basha i frikësohet idesë se edhe nga Mediu mund të vijë e njëjta kërkesë, për të patur 4 deputetë të sigurtë në listën e PD.

Megjithatë, negociatat mes palëve pritet të vazhdojnë deri ditën e premte, kur është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave e kandidatëve për deputetë.

Zbulohet njeriu i rëndësishëm që do të menaxhojë fushatën PD-së në të gjithë Shqipërinë

Të fundit