Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Zbardhet e vërteta e pezullimit të kancelarit të ‘UT’, tërhoqi pa leje nga komisariati makinën e sekuestruar të Mynyr Konit

Më 17 gusht të këtij viti, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni doli në media për të njoftuar pezullimin nga detyra të kancelarit të universitetit, Robert Skënderi. Shkak sipas Konit për këtë vendim u bë pengesa e Skënderit për procesin e auditimit të këtij institucioni, por në të vërtetë ajo që i ka tensionuar marrëdhëniet mes dy drejtuesve ka qenë mosmarrëveshja për makinën e Rektoratit.

Politiko.al zbardh letër-ankesën që ish-shoferi i ‘UT’, Briken Fiku i ka dërguar Bordit të Administrimit të Universitetit, kundër rektorit Mynyr Koni. Nga letra mësohet se kancelari Robert Skënderi ka tërhequr nga komisariati i policisë pa miratimin e Konit, makinën që përdoret nga ky i fundit. Makina tip Hunday Santa Fe, me targë TR 4085U, pronë e universitetit, ndodhej e sekuestruar nga policia, por shoferi thekson se nuk është në dijeni të shkakut.

Më datë 11 gusht, gjashtë ditë përpara daljes publike të Mynyr Konit, kancelari Skënderi dhe shoferi Fiku kanë tërhequr makinën nga komisariati, por meqënëse rektori nuk kishte pranuar të jepte çelësat, ata kanë përdorur një karrotrec për ta dërguar në ambientet e universitetit, raporton Politiko.al.

Pas këtij veprimi, Briken Fiku është thërritur në zyrën e Konit dhe i vendosur gjatë gjithë kohës në regjistrim audio, i është kërkuar të firmosë një procesverbal 7 deri në 8 faqe, të cilin ai e ka refuzuar, ndërkohë që është paralajmëruar për pasoja. Më datë 23 gusht, shoferi është njoftuar se është shkarkuar nga detyra.

Në letrën që i ka dërguar bordit, ai e konsideron të paligjshëm vendimin për largimin nga puna pasi zbatoi vetëm urdhërin e eprorit të tij, kancelarit Robert Skënderi, për të tërhequr makinën nga komisariati.

Të fundit