Flash News

KRYESORE

Ekspertët ndryshe nga Macron: Rindërtimi i katedrales Notre Dame zgjat deri në 20 vite

Ekspertët ndryshe nga Macron: Rindërtimi i katedrales Notre Dame zgjat

Ndryshe nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili u zotua që rindërtimi i katedrales Notre Dame do bëhet brenda pesë vitesh, ekspertët shprehen se do jetë një proces i gjatë që mund të zgjasë deri në 20 vite.

“Po, ne mund t’ia dalim. Ne mund ta rindërtojmë Katedralen Notre Dame më të bukur se kurrë dhe dua që kjo të përfundojë brenda 5 vitesh. Do të mobilizohemi maksimalisht që të arrijmë një gjë të tillë”, tha Macron.

Por Patrick Palem, ish-shefi ekzekutiv i Socra, një kompani restaurimi, vlerësoi gjatësinë totale të projektit nga 15 deri në 20 vjet, ndërsa Stéphane Bern, një prezantues televiziv dhe përfaqësues i trashëgimisë së qeverisë tha se do të restaurohet 10-20 vite. "Do të rindërtohet për gjeneratat e ardhshme," tha Bern, shkruan The Guardian. 

Të fundit