Flash News

KRYESORE

Eksperti amerikan intervistë për CNN: Vaksina anti-COVID mund të jetë në dispozicion më herët sesa pritej

Eksperti amerikan intervistë për CNN: Vaksina anti-COVID mund të

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Amerikë, Anthony Fauci, ka deklaruar për CNN se vaksina anti-COVID  mund të jetë në dispozicion më herët sesa pritej, nëse shumica dërrmuese e provave klinike arrin të prodhojë rezultate pozitive.

Edhe pse dy prova klinike të vazhdueshme të 30,000 vullnetarëve pritet të përfundojnë në fund të vitit, Fauci theksoi se një bord i pavarur ka autoritetin t'i japë fund provave disa javë më herët nëse shumica e rezultateve të ndërmjetme janë pozitive ose negative.

Nëse Bordi i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë konfirmon se të dhënat janë aq të mira sa mund të thuash se janë të sigurta dhe efektive, studiuesit do të kishin "një detyrim moral" për të përfunduar proven më herët dhe për ta bërë vaksinën  të disponueshme për të gjithë.

Ndërkohë, disa ekspertë të shquar të vaksinave janë shprehur se kanë frikë se presidenti Trump po bën presion për një aprovim të hershëm të vaksinës, në mënyrë që fitojë besimin e njerëzve në rizgjedhjen e tij si president.

Fauci shprehet se ka besim se anëtarët e pavarur të DSMB, të cilët nuk janë punonjës qeveritarë, do të mbajnë vaksinat në standarde të larta pa u ndikuar politikisht.

“Anëtarët e bordit janë  ekspertë në shkencën e vaksinave dhe biostatistikës dhe japin mësim në shkollat më të mira të mjekësisë”, thotë ai.

Prodhuesit tani po testojnë tre vaksina anti COVID-19 në shkallë të gjerë të SHBA.

Dy studimet e para, njëri i udhëhequr nga Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe tjetri i udhëhequr nga Pfizer dhe BioNTec, filluan provat në fund të korrikut. Çdo studim ishte krijuar për të regjistruar 30,000 pjesëmarrës.

AstraZeneca, e cila ka kryer prova klinike në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut, nisi një tjetër studim vaksine këtë javë në SHBA, duke përfshirë 30,000 vullnetarë. Provat shtesë të vaksinave pritet të fillojnë këtë muaj.

Fauci shton se nxitimi për të krijuar një vaksinë Covid-19 para se të marrim të dhëna të plota do të ishte një gabim jashtëzakonisht i madh.

Më tej ai thekson se njerëzit mund t'i besojnë procesit, sepse të gjitha të dhënat që përdorën vëzhguesit e jashtëm për të marrë vendimet e tyre do të bëhen publike. "E gjithë kjo do të të jetë transparente," thotë ai.

Të fundit