Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksperti amerikan: Kosova nuk duhet të pranojë një marrëveshje të keqe, edhe po e kërkon Trump
Jason Emert/ Prishtina Insight
Takimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë duket se do të jetë kulmi i përpjekjeve katastrofike të Richard Grenell në diplomaci, dhe Kosova duhet t'i rezistojë presionit të ShBA për të pranuar një marrëveshje të pakuptimtë, sa për të kaluar radhën.
Shpesh thuhet, më mirë pa marrëveshje se sa një marrëveshje të keqe dhe, sigurisht, kjo është në lojë gjatë samitit të kësaj jave Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.
Të gjitha shenjat duket se janë që Administrata Trump po kërkon një marrëveshje - çdo marrëveshje - për të përligjur pohimet e të Dërguarit Special të ShBA Richard Grenell dhe për të provuar se e gjithë logoreja e tij arriti diçka mu para zgjedhjeve presidenciale në ShBA.
Grenell i ka djallosur marrdhëniet Kosovë-Serbi që nga fillimi. Për të mos u habitur, duke marrë parasysh se ai nuk kishte përvojë ose njohje të dinamikave të Ballkanit.
Gabimi i tij më i dukshëm ka qenë lënia jashtë e Bashkimit Europian. Nuk ka dy shtete me lidhje më të forta me Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, dhe Grenell kishte të gjitha mundësitë për të qenë një i dërguar i suksesshëm duke përdorur pozicionin e tij si Ambasador i ShBA në Gjermani për të negociuar një rezultat pozitiv për Kosovën. Në vend të kësaj, ne e kemi humbur shansin për të punuar së bashku.
Nuk ka zgjidhje afatgjate për çështjet Kosovë-Serbi pa përfshirjen e qëndrueshme të Bashkimit Europian, dhe posaçërisht pa gjermanët. Pa përfshirjen europiane, çdo njoftim nga Administrata Trump këtë javë është i diskutueshëm.
Nuk është e mundur të hysh në ndërlikimet e diplomacisë në rajon pa një modicum të të kuptuarit të historisë, por kjo është pikërisht ç’ka bërë Grenell. Në dukje i mërzitur në atë kohë me të qenit Ambasador në një nga vendet aleate më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara, ai vendosi të merrte rolin e kryenegociatorit për një nga çështjet më komplekse diplomatike të botës.
Që nga marrja e këtij roli, Grenell ka treguar më shumë interes për vetë-promovim në televizion duke siguruar audiencën se sa i zgjuar është dhe sa me guxim "i zotëron liberalët" në mediat sociale, sesa në ndërtimin e besimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell madje nuk pretendon të kuptojë implikimet historike të konfliktit Kosovë-Serbi. Marrëveshjet që ai ka ndërmjetësuar deri më tani janë plotësisht në dobi të qëllimeve ekonomike dhe strategjike të Serbisë, si psh rikthimi i fluturimeve të Lufthansa-s në linjën Beograd në Prishtinë. Këto janë marrëveshje për të kapur titujt e gazetave, jo për rezultatet.
Sidoqoftë, përveç paaftësisë së Grenell, Kosova duhet të shqetësohet gjithashtu për sjelljen e Administratës Trump ndaj aleatit të vet në krahasim me trajtimin e Serbisë. Deri më tani, kjo administratë vazhdimisht ka luajtur me Kosovën, ndërsa ka qetësuar Serbinë.
Një shembull është presioni ekstrem mbi Kosovën për të hequr tarifat mbi mallrat serbe, ndërsa zgjedh të mos zbatojë sanksione të detyrueshme kundër Serbisë përmes Aktit të Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve. Kjo administratë madje ka zgjedhur të shkelë ligjin e ShBA në mënyrë që të qetësojë Serbinë dhe t'i mbajë ata në tryezën e bisedimeve.
Gabimi i madh i Kosovës mund të jetë besimi se kjo administratë ka synimet më të mira për Kosovën, kur ka provuar herë pas here se mund të mos jetë kështu. Kosova duhet të jetë e gatshme t’i rezistojë Uashingtonit për të marrë zgjidhjen e merituar.
Si mundet që Kosova të kthejë tryezën në favor? Së pari duke zgjedhur ndërmjetësuesin që në çdo negociatë do të mbrojë interesin e tyre.
Për Shtetet e Bashkuara, unë besoj se ky person në atë takim do të jetë Matthew Palmer, i cili duhet të kishte qenë duke ndërtuar parametrat e samitit Kosovë-Serbi që nga fillimi, pasi u emërua si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Palmer, ndryshe nga Grenell, ka të gjitha kualifikimet për të arritur një rezultat të suksesshëm për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.
Për më tepër, Kosova duhet të gjejë aleatë në Kongres dhe komunitetin e biznesit amerikan të cilët do të jenë zëdhënës të marrëdhënieve të veçanta që kemi. Kosova nuk duhet të investojë në lobistë të huaj të dyshimtë, vetëm për shkak të lidhjeve të tyre të perceptuara me Presidentin Trump. Kjo është e paqëndrueshme dhe rrezikon të tjetërsojë mbështetjen atje ku është e rëndësishme – në Kongres.
Eshtë me rëndësi që Kosova të kërkojë dhe punësojë lobistë dhe këshilltarë që do të kenë ndikimin më të madh në një periudhë sa më të gjatë. Më e rëndësishmja, Kosova nuk duhet të mashtrohet me ndonjë premtim të paqartë shpërblimi financiar në këmbim të angazhimit për ndonjë marrëveshje me Serbinë.
Mos harroni, Kongresi, jo Shtëpia e Bardhë, kontrollon thesarin amerikan dhe çdo premtim për ndihmë financiare duhet të garantohet nga udhëheqja në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin Amerikan.
Kosova gjithashtu duhet ta përcjellë mesazhin e vet duke punuar me mediat amerikane dhe ndikuesit, madje edhe mediat e krahut të djathtë të cilat dukshëm janë ndikuar nga Serbia. Jo më larg se javën e kaluar, Tucker Carlson i Fox News insinuoi se Kosova është një shtet i dështuar që ngjan si trazirat aktuale në Amerikë.
Pohimi i pabazë i Carlson dëshmon se Serbia ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në ndërtimin e këtij nocioni, duke e paraqitur Kosovën si një "shtet të dështuar", edhe pse bëhet gjithnjë e më luftarake në veprimet e saj anti-demokratike nën Presidentin Vucic.
Takimi i së premtes do të gjenerojë shumë interes, por vlera e çdo marrëveshje ’mund të jetë më e vogël se copa e letrës në të cilën është shkruar. Mos bini në grackën e një marrëveshjeje për hir të marrëveshjes. Ka shumë për të humbur.
Këshilla ime është e thjeshtë: mbështetuni në miqësinë e besuar të një ndërmjetësuesi që kupton dinamikën Kosovë-Serbi, inkurajoni përfshirjen e Bashkimit Europian në çdo marrëveshje përfundimtare, sepse pa kontributin e tyre asgjë e arritur nuk ka rëndësi, gjeni aleatë në Kongres dhe lobistë që ndajnë qëllimet tuaja afatgjata, lidhuni me popullin amerikan përmes sportit, argëtimit dhe medias dhe mos u dorëzoni para Shteteve të Bashkuara për shkak të historisë sonë të kaluar.
Kosova nuk duhet të nxitojë drejt një marrëveshjeje që mund të jetë e pakuptimtë, ndërsa gjithashtu duhet të kuptojë se duke pasur durim Kosova i ka të gjitha levat. Tani më shumë se kurrë Kosova duhet të tregohet kombi i pavarur dhe ekstrovert që është, edhe nëse nuk i shkon për shtat modelit makro të administratës aktuale të Shteteve të Bashkuara.
Kosova nuk duhet të përdoret si skenografi fushate që përligj negociatat në keqbesim nga i Dërguari Special Grenell. Kosova meriton më shumë sesa cënimin e sovranitetit të saj për shkak se zgjedhjet amerikane kanë një datë skadence, veçanërisht duke pasur parasysh se nuk ka asnjë garanci se njerëzit që negociojnë do të jenë në pushtet pesë muaj nga tani. Në Uashington Kosova ka mundësinë të hartojë të ardhmen që meriton, delegacioni i saj nuk duhet të kërkojë më pak se kaq.
*Jason Frederick Emert është avokat, strateg republikan, këshilltar i punëve të jashtme dhe ass. Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai është themeluesi i The Emert Group, një firmë globale e çështjeve publike dhe më parë ka shërbyer si kryetar i Federatës Kombëtare të Republikanëve të Rinj (2017-2019) dhe Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar të të Rinjve (2014-2016).
**Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38