Flash News

KRYESORE

Eksperti amerikan: Protestat masive sjellin gjithmonë ndryshime pozitive

Eksperti amerikan: Protestat masive sjellin gjithmonë ndryshime pozitive

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski ka vlerësuar protestën e opozitës, thirrur të shtunën në orën 11:00. Sipas tij, është e nevojshmë të ushtrohet presion ndaj çdo qeverie që perceptohet si e korruptuar monopolizon hapësirën publike, për rritur kontrollin mbi vendin.

“Është mirë të protestosh, është mirë të shfaqësh pakënaqësi, është mirë të organizohesh dhe është mirë të kesh një alternativë. Kjo si protestë kundër qeverisë duhet të kanalizohet në veprim politik. Gjithashtu duhet të ketë përfshirje masive të njerëzve që të sjellin ndryshim. Duhet të ushtrohet presion. Çdo qeveri e cila perceptohet si e korruptuar monopolizon hapësirën publike për rritur kontrollin mbi vendin. Unë jam pro protestës, për sa që është paqësore dhe përsa kohë që është e kanalizuar politikisht për të sjellë ndryshime në strukturën politike të vendit”, deklaroi Z. Bugajski.

Rama i izoluar nga ndërkombëtarët? Analisti nuk e mbështet ketë tezë, duke pohuar se ‘deri kur të ketë zgjedhje dhe të zgjidhet kryeministri i ri, kryeministri Rama do të ketë mbështetje ndërkombëtare’. Megjithatë, Bugajski apelon që Shqipëria të prezantohen në mënyrë më serioze para SHBA dhe BE.

“ Unë e di që shqiptarët po protestojnë sepse ende nuk është një demokraci e mirëfilltë por edhe demokracitë kanë të metat e tyre, mund të jenë të korruptuara, mund të kenë probleme që duhen zgjidhur. Por kjo nuk do të thotë se qeveria dhe kryeministri nuk pranohen nga Uashingtoni apo Brukseli si qeveri legjitime e Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për përfaqësim më të mirë në sytë e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Deri kur të ketë zgjedhje dhe të zgjidhet kryeministri i ri, kryeministri Rama do të ketë mbështetje ndërkombëtare. Sigurisht gjithmonë nëse nuk ka zhvillime të mëdha apo kriza që mund të përfshijnë vendin, s’mund të bëjmë gjë tjetër përveçse kritikës së zakonshme. Kështu që po, sa i përket pyetjes suaj ai ka mbështetje si kryeministri legjitim i vendit”, deklaroi ai në një intervistë për ‘Shijak TV’.

Të fundit