Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksperti gjerman: A mund të shërbejë opozita si gjethe fiku demokratike për këtë qeveri?
Në intervistë për ‘Deutsche Welle’, eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer për Ballkanin Perëndimor, Florian Feyerabend, ngre pyetjen se si mund t’i ushtronte opozita përgjegjësitë parlamentare pa shërbyer si gjethe fiku demokratike për një qeveri, të cilën e akuzon për manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me Krimin e Organizuar.
Feyerabend thekson se opozita e sheh veten edhe si zëdhënëse të kësaj pakënaqësie të përgjithshme, e cila u pasqyrua edhe në numrin e madh të pjesëmarrësve në protestat e 16 dhe 21 shkurtit.
Intervista
Zoti Feyerabend, fondacioni juaj e konsulton rregullisht Partinë Demokratike në Shqipëri. Deputetët e kësaj partie tashmë janë larguar përfundimisht nga parlamenti dhe i kanë dorëzuar mandatet e tyre. A jeni dakord ju me këtë hap?
Shqipëria ka nisur shumë reforma gjatë viteve më të fundit. Por ka pasur dhe abuzime dhe shumë mangësi, për të cilat opozita ka folur shpesh në muajt e fundit, siç janë problemet me Krimin e Organizuar, skandalet me korrupsion, blerjen e votave, kufizimi i lirisë së medias, mosveprimet në politikat arsimore dhe mosrespektimi i të drejtave të opozitës parlamentare. Qytetarët dhe sidomos të rinjtë janë shumë të pakënaqur dhe të zhgënjyer, siç e dëshmuan edhe protestat studentore në dhjetor. Opozita e sheh veten edhe si zëdhënëse të kësaj pakënaqësie të përgjithshme, e cila u pasqyrua edhe në numrin e madh të pjesëmarrësve në protestat e 16 dhe 21 shkurtit. Nuk ka asnjë dyshim që gara politike duhet të jetë një garë për idetë më të mira për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve. Në një demokraci parlamentare vendi i përballjes me probleme të këtij lloji duhet të jetë parlamenti. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por, nisur nga sfidat e mëdha që ka përballë Shqipëria, nisur edhe nga çelja e mundshme e negociatave me BE-në, që është paraparë në shtator, është e domosdoshme që parlamenti të jetë funksionues, e të kryejë funksionin e tij kontrollues mbi qeverinë. Jo vetëm qeveria, por edhe opozita duhet të mbajë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Për Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare shtrohej pyetja se si mund ta ushtronin ato këtë përgjegjësi parlamentare pa shërbyer si gjethe fiku demokratike për një qeveri, të cilën ato e akuzonin për manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me Krimin e Organizuar.
Shumë aktorë ndërkombëtarë e kanë kritikuar këtë hap të opozitës. Por ka edhe shumë zëra në Shqipëri që i akuzojnë vëzhguesit ndërkombëtarë për mosnjohje të situatës, ose për mosinteresim, sepse nuk duan që të kenë një vend tjetër të paqëndrueshëm në rajon. Ka diçka të vërtetë këtu?
Stabiliteti aftagjatë dhe zhvillimi i qëndrueshëm realizohen vetëm me procese transformuese gjithëpërfshirëse. Të mbyllësh sytë para problemeve dhe mangësive faktike do të ishte e gabuar. Dhe pikërisht kjo detyrë i takon sidomos opozitës, si organ kontrollues i qeverisë. Por edhe ne, si fondacion politik krijojmë një tablo më të diferencuar duke shkëmbyer pikëpamjet me përfaqësuesit e politikës dhe shoqërisë civile dhe duke i ndarë këto përshtypje dhe vlerësime me Berlinin dhe Brukselin. Nuk është gjithçka vetëm e bardhë ose e zezë!
Besoni se duke pasur parasysh situatën aktuale, grupi parlamentar i CDU / CSU-së në Bundestag do të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave?
Ne as nuk mund ta parashikojmë vendimin e grupit parlamentar të CDU / CSU-së e as nuk mund të flasim në emër të tij. Megjithatë është e qartë se grupi parlamentar do të vendosë në bazë të përparimit të reformave të bëra. Kohët e fundit, grupi parlamentar - i cili ka ngritur enkas një grup pune për Ballkanin Perëndimor – zhvilloi në Shqipëri një udhëtim për mbledhje faktesh. Përsëri, rezultati nuk ishte i zi apo i bardhë, por gri e errët: Me përjashtim të vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve më të lartë, nuk është realizuar ndonjë progres i dukshëm në krahasim me qershorin e vitit 2018. Në interes të qytetarëve të Shqipërisë mbetet shumë për të bërë! Jo vetëm për të arritur çeljen e negociatave me BE-në, e cila do të jetë vetëm guri i parë i kilometrazhit në procesin ambicioz të anëtarësimit - por edhe sepse reformat janë në të mirë të popullsisë së Shqipërisë. Reformat nuk bëhen për hir të reformave! Edhe nëse Bundestagu Gjerman - në qershor, ose ndoshta në shtator - do të japë dritë jeshile, ka ende 26 shtete të tjera anëtare të BE-së që duhen bindur. Qeveria aktuale duhet, pra, të dëshmojë me prova se po bën përpjekje serioze për reformat. Në interes të popullsisë shqiptare, pra nuk ka kohë për të humbur.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur kohët e fundit për bashkimin e shqiptarëve. Si vëzhgues gjerman, çfarë kuptoni ju me këtë dhe me çfarë ndjenjash e shikoni këtë zhvillim?
Ëndrrat për mbretëri të mëdha etnike - Shqipëria e Madhe ose Serbia e Madhe ose Kroacia e Madhe - në shekullin e 21-të duhet t'i takojnë së kaluarës. Se çfarë dëmesh dhe pasojash negative mund të shkaktojnë ëndrra të tilla, e kemi parë pikërisht në Ballkan kur në vitet 1990 qindra mijëra njerëz i paguan ato me jetën e tyre. Por kur për himera të tilla jo vetëm ëndërrohet, por edhe flitet seriozisht, atëherë ne këtë e shohim me shqetësim të madh. Kundërmodeli i politikës etnonacionaliste është projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian!
Diskutimi që bëhet në Shqipëri për këtë çështje nuk kuptohet si një ëndërr nacionaliste kundër popujve të tjerë të rajonit, por për të bashkuar diçka që – sipas shumë shqiptarëve – i takon të jetë tok, ngjashëm me bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990. Një federatë e tillë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të synonte patjetër edhe anëtarësimin në BE, me afro pesë a gjashtë milionë banorë, nuk do të ishte as shteti më madh i rajonit. Çfarë do të fliste kundër kësaj?
Krahasimi me ribashkimin gjerman në vitin 1990 çalon në shumë drejtime. Unë nuk dua të bëj ndonjë analogji të mëtejshme për shkak të kontekstit të veçantë historik, rajonal dhe politik. Një gjë është e qartë: të luash me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan është si të luash me zjarrin, veçanërisht kur këto ndryshime bëhen mbi bazën e përkatësisë etnike. Pasojat mbi balancën e pushtetit në rajon, impakti mbi shtetësitë e fqinjëve dhe mbi bashkëjetesën sociale të këtyre vendeve - çfarë do të ndodhte për shembull me shqiptarët në Maqedoni? - janë të paparashikueshme dhe ato do të shtonin vetvetiu frikërat historike nga njëra anë dhe aspiratat etnonacionaliste në vendet fqinjë, nga ana tjetër. Do të hapej Kutia e Pandorës dhe do të bëhej një politikë në frymën e viteve '90. Pasojat tragjike të kësaj politike janë të njohura. Unë gjithashtu nuk njoh ndonjë sondazh, prej nga del se qytetarët i japin rëndësi krijimit të mbretërive të mëdha etnike. Ajo që njerëzit me të vërtetë presin nga politika nuk janë lojërat cinike me iluzione nacionaliste, por zgjidhja e problemeve konkrete në vend - luftimi i korrupsionit dhe i krimit, hapja e vendeve të punës, e perspektivave të zhvillimit të ekonomisë dhe e një të ardhmeje evropiane. Nëse kjo nuk realizohet, për shkak të paaftësisë ose mungesës së vullnetit, atëherë njerëzit do të votojnë me këmbë, pra, duke u larguar dhe himerat e mbretërive të mëdha etnike do të jenë vende pa popullsi.
Si e gjykoni ju rolin aktual të Shqipërisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës? Çfarë do të prisnit nga Shqipëria tani që dialogu është në fazën përfundimtare?
Qarkullojnë shumë thashetheme, disa prej të cilave ndoshta të vërteta, që i atribuojnë kryeministrit shqiptar Edi Rama një rol të rëndësishëm në diskutimin e shumëpërfolur aktualisht mbi korrigjimin e kufijve ose ndërrimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis shteteve sovrane Kosovë dhe Serbi ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Shumë babo e mbytin fëmijën, e nganjëherë duhet të kalojë ca kohë derisa të vijë momenti i përshtatshëm. Pra, në këtë fazë përfundimtare, do të ishte më e dëshirueshme sjellja e rezervuar, sesa ngutja e panevojshme.
Kosova është e gatshme t'i anulojë tarifat doganore ndaj prodhimeve serbe vetëm nëse merr garancinë e njohjes nga Serbia. Serbia, nga ana tjetër, është gatshme për negociata vetëm pas heqjes së tarifave doganore. Si mund të dilet nga ky pat?
Ndonëse janë të kuptueshme frustrimi apo edhe zemërimi i Qeverisë së Kosovës për praktikat e politikës së jashtme serbe - pengimi i anëtarësimit në Interpol, presioni ndaj disa vendeve për të anuluar njohjen e Kosovës - vendosja e tarifave ka qenë një vendim në kundërshtim me parimet e Procesit të Berlinit, me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe me frymën e procesit të normalizimit. Pjesa më e madhe e shkëmbimeve ekonomike dhe bashkëpunimi mes Serbisë dhe Kosovës është dëmtuar kohët e fundit. Dhe embargoja tregtare - e cila vlen edhe për prodhimet nga Bosnja-Hercegovina – dëmton në radhë të parë popullsinë kosovare dhe sektorin privat.
Disa politikanë shqiptarë kanë bërë thirrje kohët e fundit për një rol më të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. A e përkrahni ju këtë kërkesë?
Politika e jashtme gjermane është gjithmonë e ngërthyer në një kornizë evropiane. Dialogu i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga BE-ja. Sidoqoftë, nuk mund të mos vihet re se dialogun nuk do ta dëmtonte pak më shumë orientim, me qellim që te mos përfundonte në një rrugë qorre ose të merrte tatëpjetën. Qysh në vitin 2011, kancelarja Angela Merkel mori përsipër një rol udhëheqës në çështjen e statusit. Ajo ende gëzon reputacion dhe adhurim shumë të lartë në Ballkanin Perëndimor. Pozicionimet e Gjermanisë, si fjala vjen, refuzimi i ndryshimit të kufijve, dëgjohen me vëmendje dhe kanë peshë. Edhe fondacionet politike mund të luajnë një rol në këtë proces. Dhe ne po e bëjmë këtë dhe po e bëjmë duke nxitur këmbimin politik në nivel jo zyrtar dhe në Serbi duke shoqëruar "dialogun e brendshëm", aq të rëndësishëm, të nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Sepse në fund duhet të dalë një zgjidhje, e cila do të pranohet nga të dy popujt, duke përfshirë këtu edhe pranimin e ndonjë fakti të dhimbshëm.
*Florian Feyerabend është referent për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në fondacionin gjerman të partisë demokristiane, CDU, Konrad-Adenauer.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38