Flash News

KRYESORE

Eksperti gjerman: Thaçi nuk ka synime të ndershme në dialogun me Vuçiç

Eksperti gjerman: Thaçi nuk ka synime të ndershme në dialogun

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber ka deklaruar për DW se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka synime të ndershme në dialogun me Serbinë, pas deklaratës se nuk është i gatshëm të zhvillojë bisedime me të dërguarin special të BE-së, Lajçak, por me Merkel dhe Macron.

“Me këtë deklaratë, Presidenti Thaçi nënvizon edhe një herë se ai nuk ka synime të ndershme në dialogun me Vuçiçin. Së pari, nuk e vendos Presidenti Thaçi se kush do të udhëheqë negociatat e BE-së.

Pra, nëse Presidenti Thaçi nuk dëshiron të negociojë me BE-në për shkak të Z. Lajçak, ai duhet të refuzojë edhe të negociojë me Merkel dhe Macron – por  ai nuk guxon ta thotë këtë. Së dyti, vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese vendosi se është kryeministri, e jo Presidenti, ai që udhëheq negociatat, kështu që Thaçi nuk është aspak i paanshëm në këtë çështje.

Së fundi, është interesante që zoti Thaçi nuk dëshiron të negociojë me z. Lajçak, sepse ai vjen nga një vend i BE-së, që nuk e njeh Kosovën  – i njëjti Lajçak, i cili ishte zyrtari i parë i Brukselit që u pozicionua qartë kundër shkëmbimit të territoreve, ndërsa z. Grenell dhe administrata amerikane vazhdimisht e shmangin pozicionimin e qartë kundër shkëmbimit të territoreve”, deklaroi Weber.

I pyetur se si do të vijojë dialogu në këto kushte, eksperti gjerman thekson se Kosova është në krizë qeveritare, ashtu si edhe Serbia dhe nuk janë të gatshme të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve.

“Unë nuk e kuptova thirrjen e dy ministrave të jashtëm tekstualisht që palët të kthehen shpejt në tryezën e bisedimeve. Artikulli i tyre synonte të mbështeste rolin udhëheqës të BE-së dhe veprimet e përbashkëta franko-gjermane, në pritje të zgjidhjes së Gjykatës Kushtetuese për qeverinë e Kosovës. Artikulli ishte kryesisht një paralajmërim dhe refuzim i çdo përpjekjeje pas verës dhe para zgjedhjeve presidenciale, për të realizuar me dhunë një marrëveshje të shkëmbimit të territoreve. Paralajmërimi për "pseudo-zgjidhje të shpejta" por të rrezikshme dhe shpjegimi se përse nevojitet një marrëveshje e përgjithshme dhe qëndrueshme përbëjnë mbështetje të fuqishme të pretendimit të BE-së për të udhëhequr dialogun. Kjo mbështetje e përforcon edhe një here tezën, se me gjithë dobësimin e besimit te BE-ja,në këto tri vitet e fundit, zgjidhja e konfliktit me Serbinë, në rrethanat aktuale të politikës globale, mund të bëhet vetëm nën drejtimin e BE-së”, tha Weber.

 

Të fundit