Flash News

KRYESORE

Eksperti i ‘DGAP’ për ndryshimin e kufijve: Berlini i zhgënjyer me Hahn dhe Mogherinin, prezantuan vijën diplomatike të Austrisë

Eksperti i ‘DGAP’ për ndryshimin e kufijve: Berlini i

Eksperti i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP), Milan Niç thekson se nuk sheh asnjë ndryshim në qëndrimin e Gjermanisë sa i përket kundërshtimit për lëvizjen e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të dhënë për ‘Deutsche Welle’, Niç thotë se Berlini është i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur në këtë çështje austriaku Johannes Hahn dhe italiania Federica Mogherini. Sipas Niç, Komisioneri për Zgjerim dhe Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme kanë inkurajuar liderët e Serbisë dhe Kosovës të ecin drejt ndryshimit të kufijve.

Ai thotë se drejtuesit në Bruksel kanë prezantuar vijën diplomatike të Austrisë dhe jo atë të presiencës së BE-së.

“Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës”, deklaron Milan Niç.

“Qëndrimi i Berlinit është mëse i qartë. Gjermania ka qenë gjithmonë konsekuente dhe shumë e qartë lidhur me këtë çështje”, tha Niç sa i përket vendimit të kancelares gjermane, Angela Merkel për të kundërshtuar propozimin e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit.

Eksperti sllovak: Ndryshimi i kufijve, hap drejt një Shqipërie të madhe

Të fundit